+355 4 224 8981

Ushqimi dhe infeksjonet urinare

Si te siguroni sherim te shpejte dhe te parandaloni rishfaqjen e tyre?

Publikuar më 9 Mars 2018, në Këshilla

Si te ushqeheni kur keni infeksjon urinar?

Infeksjonet urinare jane nder infeksjonet bakteriale me te shpeshta dhe prekin me se shumti femrat. Keto infeksjone mund te behen kronike, me nje shfaqje rreth 3 here ne vit. E. coli eshte bakteri me i zakonshem pergjegjes per infeksjonet urinare, te cilat, nese nuk trajtohen ne kohe dhe sic duhet, mund te rezultojne fatale. 

Qellimi i terapise ushqimore eshte te ruhet funksjoni i veshkave, te kontrollohet presioni i gjakut, te acidifikohet urina ne menyre qe te evitohet shtim i mikroorganizmave patogjen dhe te parandalohet bakteremia.

Ushqimet qe rekomandohen dhe ato qe duhet te evitohen

  • Nese funksjoni renal eshte optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilesore eshte e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pules, dhe djathi duhet te jene prezente ne cdo vakt. 
  • Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojne acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urines. Misri, thjerrzat, buka, brumrat, kikiriket, dhe arrat gjithashtu rrisin e aciditetin ne urine.
  • Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitamin C eshte e nevojshme per te parandaluar rishfaqjen e infeksjonit. Ushqime te tilla jane agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
  • 1 leng karrote me portokall cdo mengjes eshte nje zgjedhje shume e mire per te forcuar mbrojtjen kunder infeksjonit.
  • Caji i boronices dhe trendafilit te eger mund te ndihmoje, edhe pse nuk ka vertetim shkencor per kete.
  • Te evitohet kafeina dhe alkoli.
  • Te konsumohet uje mjaftueshem.
  • Te preferohen probiotike dhe ushqime qe i permbajne ato si kosi i shtepise, sidomos pas perdorimit te antibiotikeve.

Cistiti i fshikzes se urines

Kur infeksjoni prek fshikzen e urines, rezulton ne dhimbje dhe irritim te saj. Persona te prekur nga cistiti raportoje lehtesim te simptomave pasi nderpresin konsumin e kafeines, alkolit, domates, specave, agrumeve, dhe erzave pikante.