+355 4 224 8981

Meny javor per femije 1-3 vjec

Udhezimet kombetare per ushqyerjen e femijeve ne cerdhe

Publikuar më 14 Shkurt 2018, në Nënat dhe Fëmijët

Mosha 1-3 vjec, mosha ideale per te formuar shije te shendetshme

Ushqimi pas vitit te pare

Pas vitit te pare, qumeshti i lopes me yndyre te reduktuar, fillon te behet burimi kryesor i lendeve ushqyese; 2-3 gota ne total ne dite e permbush kete rol. Konsumi me i madh se kaq, i qumeshtit te lopes nuk keshillohet sepse mund te shkaktoje anemi dhe te spostoje marrjen e lendeve te tjera ushqyese. Kurajohet praktika e pothuaj te njejtave ushqime me te rriturit, me disa specifika dhe perjashtime.

Parimet shkencore mbi te cilet eshte hartuar ushqimi ditor

  • Ne menyte e moshave 1-3 dhe 4-6, vendosja e ushqimeve ndjek parimin e servirjes se ushqimeve te dukshme, me copeza te vogla dhe te ndara nga njeri tjetri, ne menyre qe femija te dalloje shijet dhe te zgjedhe ate qe i pelqen. Femijet pelqejne shije te pastra dhe te thjeshta, pa komplikime dhe perzierje.
  • Konsumi i vezes eshte vendosur ne 4 dite te javes, duke pasur parasysh perberjen e saj ne elemente ushqyes si kolina, vitamina D dhe luteina-zeaksanthina, te cilet jane te pazevendesueshem per nje femije. Perberja e pjeses tjeter te ushqimit, eshte mjaft e kufizuar ne kolesterol, keshtu qe konsumi i shpeshte i vezes nuk perben shqetesim, pasia sasia totale ne dite nuk i kalon 230mg – me rekomandimin ne total <300mg/dite. Per me teper, femijet kane nevoje per me shume kolesterol perkatesisht per peshen e trye, krahasuar me te rriturit. 
  • Gjate dy viteve te pare te jetes, ushqimi nuk duhet te jete teper i varfer ose teper i pasur ne yndyre, per kete kemi zgjedhur produkte bulmeti me 2% yndyre. Ndersa perqindja totale e yndyrnave eshte midis 30-40% te kalorive ditore. Konsumi me i ulet i yndyrnave ne total, mund te rrezikoje marrjen e mjaftueshme dhe perthithjen e disa vitaminave dhe mineraleve.
  • Vaji i ullirit eshte yndyra kryesore e ushqimit ditor te femijeve, ne menyre qe te perftojne acidet lyrore esenciale te tij, polifenolet dhe antioksidantet qe forcojne imunitetin e femijeve dhe paraprijne per nje shendet kardiovaskular me te mire, krahasuar me konsumin e yndyrnave te ngurta si gjalpi. Zevendesimi i gjalpit me vaj ulliri, eshte vendosur per te kufizuar marrjen e yndyrnave te ngurta dhe te kolesterolit qe ai permban*, duke i dhene hapsire konsumit me te shpeshte te vezes. Studimet tregojne se konsumi i vajit te ullirit nga femijet, mund te perbeje nje mjet parandalues per shfaqjen e obezitetit.1 Mbi te gjitha, perben nje menyre edukuese per zgjedhjet e femijeve edhe ne moshe me te rritur. 
  • Sheqeri i shtuar nuk kalon 10%te kalorive ditore, pasi nje konsum me i larte mund te kompromentoje marrjen e lendeve te tjera ushqyese.
  • Ne rajonin e Europes, mungesa e vitamines A eshte me e perhapur, per kete arsye i eshte dhene rendesi e vecante marrjes se saj nga ushqime si karrota dhe pjepri (kur ky i fundit eshte ne stine).
  • Ne meny perfshihen shpesh agrumet, per te siguruar marrjen e mjaftueshme te vitamines C dhe acidit folik, elemente ushqyes me rol te vecante ne rritje, ne perthithjen e hekurit (vitamina C) dhe ne formimin e rruazave te kuqe (acidi folik).
  • Mungesa e hekurit te foshnjet, eshte mjaft e perhapur dhe rezulton ne pasoja serioze per shendetin. Parandalimi i anemise si pasoje e mungeses se hekurit ka qene nje prioritet ne hartimin e vakteve. Kjo eshte arsyeja e perdorimit te perditshem te mishit te kuq dhe te mishit te pules, te alternuara me legume ose fasule. Prania e nje sasie sado te vogel e mishit ne nje vakt, favorizon perthithjen e hekurit qe permbahet edhe ne ushqimet e tjera bimore si psh., spinaqi, patatet, bizelet etj., “ne saje te faktorit te mishit”.
  • Ne meny eshte vendosur buka e thekres, pasi bima e thekres nuk eshte e ndotur nga pesticidet sikurse ajo e grurit, dhe permban dyfishin e fibrave te kesaj te fundit.
  • Vendosja e tersheres eshte menduar per te ofruar fibra dhe beta-glukane- elemente qe gjenden vetem te tershera dhe elbi, dhe qe forcojne floren bakteriale, e si rrjedhoje ndihmojne ne uljen e rrezikut te alergjive, semundjeve autoimunitare dhe semundjeve inflamatore te aparatit tretes.

Ushqimi javor

E hene

  • Mengjes: 240ml qumesht te skremuar; 1 fete (30gr) buke thekre; 1 veze te zier me vaj ulliri, 15gr gjize pa kripe dhe pak rigon; 1 frut te stines (120gr)
  • Dreke - Sallate e ngrohte me karrota te ziera te prera ne kubike, spinaq te zier,  patate te ziera me leng mishi (ne kubike te vegjel ose te shtypur), me pak limon dhe vaj ulliri; Pjate kryesore: 50gr mish vici me 30gr bizele, pak karrote, majdanoz, pak qepe, vaj ulliri, 1/5 hudher; 20gr buke thekre
  • Zemer: 180ml kos; 30gr buke thekre; 1 banane

E marte

  • Mengjes: 100ml kos me banana dhe tershere te zbutur; 1 veze vaj ulliri dhe pak rigon
  • Dreke - Pjate e pare: speca te kuq te pjekur me pak hudher, vaj ulliri – te bluar ne forme pureje. Pjate kryesore: fasule te bardha te gatuara me karrote, selino, pak qepe, pak salce domate dhe vaj ulliri
  • Zemer: 30gr gruri integrale te lyer me gjize te njome; tarator me 100ml kos, vaj ulliri, koper dhe pak kastravec* te grire imet sa per arome; 1 portokall ose 120ml leng portokalli te shtrydhur

E merkure

  • Mengjes: (20gr) trahana me 15gr djathe te bardhe, vaj ulliri dhe buke thekre; 2 mandarina
  • Dreke – Pjate e pare: Pure lulelakre me 40gr patate, lulelaker, pak hudher, qumesht
  • Pjate kryesore: Supe pule me oriz, selino, karrote, majdanoz, veze, vaj ulliri.
  • Zemer: 1 gote qumesht (240ml); 30gr buke thekre e pjekur me veze: 1 frut te stines (120gr)

E enjte

  • Mengjes: 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe protokall: 1 gote qumesht
  • Dreke – Pjate e pare: Perime te ziera si kungull, brokoli, karrote, te servirur ne copeza te vogla ose te shtypura; vaj ulliri, pak leng limoni dhe pak majdanoz te grire holle per shije. Pjate kryesore: 90gr patate pure me qumesht, vaj ulliri, 20gr djathe te bardhe
  • Zemer: 1 veze te zier, kos me pak recel kumbulle dhe tershere te zbutur

E premte

  • Mengjes: 120ml qumesht me pak tershere te zbutur dhe te embelsuar me molle te shtypur dhe banane te shtypur.
  • Dreke – Pjate e pare: kungull, karrote, te shtypur ose pure, me vaj ulliri dhe djathe te bardhe ose gjize. Pjate kryesore: makarona te vogla me 30gr mish te grire, domate te fresket ne vere ose salce ne dimer, 15gr djathe kackavall, dhe pak karrota, vaj ulliri.
  • Zemer: Syltjash me qumesht, oriz, pak sheqer, pak kanelle.