Dieta pas festave te fundvitit
Merrni nje vendim: kete vit, te rrezoni peshen e tepert
Publikuar më 4 Janar 2018, në Dieta
Janari, muaji i dietave
Festat vijne dhe ikin dhe lene mbrapa shumicen prej nesh mbi nje peshore duke vene duart ne koke. Dhe pastaj vijon shprehja me e perdorur ne janar “do filloj urgjentisht dieten”. Ne fakt ky mendim eshte hapi i pare drejt zgjidhjes por nga e thena ne te bere nuk thone kot se qendron nje mal i tere. Ne asnje menyre nuk dua tju dekurajoj, perkundrazi dua tju tregoj sesi t'a ktheni kete mal ne nje udhetim te kendshem ku destinacioni te jete “ju me e shendetsheme”. Eshte e thjeshte te rrish pa ngrene dhe te shohesh peshoren te tregoje me pak, por per sa kohe? E pra, nese nuk vendosni te beni ndryshime te cilat do ti mbani pergjithmone do te perfundoni ne nje cikel vicioz ku pesha do te ulet dhe ngrihet si nje suste qe kerkon force per ta shtypur dhe sa ta lirosh do te kthehet me shpejtesi atje ku ishte. Per ta evituar kete fenomen eshte shume e rendesishme qe te beni ndryshime te cilat ju pershtaten dhe jeni ne gjendje ti mbani pergjithmone.
11 ndryshime te vogla, per rezultate te medha…
- Mos bini pre e dietave = greve urie. Trupi ka te drejte te ushqehet dhe madje te ushqehet mire dhe te permbushi ndjesine e te qenurit i ngopur. Sa me shume te uritur ta lini, aq me kalorike do te jene ushqimet per te cilat ai do te jape thirrje te parezistueshme.
- Filloni diten me nje mengjes te plote si psh: nje fritate (omlete e pjekur ne furre) me zarzavate te ndryshme do ishte nje zgjedhje shume e mire. Shume persona me thone “une po hengra mengjes me hahet gjithe diten”. Po kjo eshte gjeja me normale! A e dinit se te rrish gjithe diten pa ngrene dhe te hash ne darke cte te dali perpara eshte nje nga shkaqet kryesore te shtimit ne peshe?
- Mos lini me shume se 3 ore stomakun pa ngrene. Merrni me vete mini-sanduice, fruta, krakera, kokoshka te bere vete ose kos pa yndyre (dhe pa fruta pasi ka sheqer te panevojshem).
- Vendosni te konsumoni 2 sallata te bollshme, nje ne dreke dhe nje ne darke dhe konsumojeni ne fillim. Sallata duhet te kete te pakten 2 lloje zarzavatesh, ku njeri lloj te jete patjeter zarzavat me ngjyre jeshile te thelle, si spinaqi ose pazi-ja dhe lloji tjeter te jete nje ngjyre tjeter, sipas preferences tuaj. Zgjidhni vaj ulliri cilesor per te sperkatur zarzavatet. Dy luge te medha vaj ulliri mjaftojne per nje sallate per dy persona.
- Jepini rendesi vendosjes se shpeshte te peshkut ne menune tuaj. Dy-tre here ne jave do te ishte ideale. Koce, levrek, sardele, ngjala, salmon dhe ton ne kenserve uji mund te perbejne disa nga zgjedhjet tuaja duke i dhene larmi njekohesisht gatimeve.
- Vendosni frutat e thate dhe farat ne mbasditet tuaja. Nese e keni me te lehte mund ti vendosni ne sallatat tuaja se bashku me disa feta te holla avokado. Te gjitha keto se bashku me vajin e ullirit ne sasi te vogel (30-40gr/dite), ofrojne yndyrna te cilat ndihmojne djegien.
- Nese hani jashte ndajini racionet me dike tjeter.
- Pini mjaftueshem uje qe do te thote 1,5L /dite per femrat dhe 2L/dite per meshkujt. Caji jeshil eshte nje antioksidant shume i fuqishem, mund ta preferoni disa here ne dite, por pa sheqer. Evitoni ne menyre absolute pijet e gazuara (perjashtuar ujin e gazuar), dhe lengjet e gatshme, pasi permbajne sasi te medha sheqeri
- Evitoni per pak kohe alkolin nese e keni tepruar gjate festave. Jepini mundesine melcise te rigjenerohet. Evitoni sheqerin dhe ushqimet e gatshme.
- Levizni, levizni, levizni…. 30 minuta ecje te shpejte ne dite rezulton ne 0,5kg me pak brenda muajit.
- Dhe nje nga keshillat me te rendesishme: Hani me kafshata te vogla, hani ngadale, bluajeni sa me mire ushqimin dhe mos kryeni aktivitete te tjera gjate ngrenies, si psh., puna ne kompjuter ose biseda ne telefon, etj. Perqendrohuni te e ngrena ne menyre qe te kontrolloni veten.
Disa keshilla shtese:
- 4 kupa caj jeshil gjate dites ndihmojne kenaqshem renien ne peshe. Keshillohet te konsumohen perpara vakteve. Mos i hidhni sheqer. Nese nuk e pini dot cajin pa sheqer, kerkoni per embelsuesin bimor “Stevia” e cila e zevendeson sheqerin me se miri duke mos na shtuar kalori.
- Kafja gjithashtu ndihmon ne rritjen e metabolizmit. Kujdes: nese vuani nga hipertensioni atehere harrojeni kete sygjerim.
- Bejini vaktet tuaja pak pikante: kapsaicina eshte nje substance qe gjendet me shumice ne specin e kuq djegs dhe ka efekt pozitiv ne metabolizmin tone, duke rritur disi energjine qe harxhon trupi yne.
- E fundit por shume e rendesishme: konsumoni 5 vaktet cdo dite ne te njejtat ore.