+355 4 224 8981

Mishi i kuq, ushqim apo helm?

Pergjigja mundet te jete "te dyja"

Publikuar më 2 Dhjetor 2017, në Shëndeti dhe mirëqënia

Mishi i kuq, ushqim apo helm?

Varet…

Konsumi i tepert i mishit te kuq, eshte lidhur me semundje serioze dhe vdekje te parakohshme. Por, a eshte fjala per cdo lloj mishi te kuq? Dhe fundja, cila eshte sasia qe quhet e tepert?

Mishi i bagetise apo mishi i gjahut eshte nje produkt ushqimor qe ka rezultuar vendimtar ne evolimin e njeriut. Nga pikepamja ushqyese ai eshte i cmuar sepse permban proteina me vlere te larte biologjike, hekur me biodisponibilitetin me te larte dhe nje sere elementesh te tjere ushqyes qe i nevojiten njeriut. Anemia eshte nje nder semundjet me te perhapura, sidomos ne moshat e vogla. Miliona vdekje femijesh mund te parndalohen ne bote nese merren masa per te plotesuar hekurin ne diete dhe mishi i kuq eshte burimi me i mire dhe me eficent i tij. Mishi i kuq, ne aspektin antropologjik eshte nje nga ushqimet me te pershtatshme per njeriun. Por, perse sot mishi i kuq gjendet nen akuze dhe shihet si nje kercenim per njeriun?

Sasia

Paraardhesit tane kane kaluar jeten e tyre ne kerkim te mundimshem te ushqimit. Kane shpenzuar energji te shumta per te siguruar ushqimin qe gjente ne territorin perreth tij. Pa dyshim qe ketu bente pjese edhe gjahu, i cili ishte nje trofe e nje lufte te gjate. Mishi ka qene nje luks per njeriun deri pak dekada me pare. Edhe ne vendin tone, deri pak kohe me pare, mishi sigurohej per raste festash ose pak here ne muaj. Kjo sepse nuk ishte e lehte te rrisje kafshe, kishte mund dhe shpenzime. Madje edhe disa rite fetare, si psh. kreshmet, mendohet te kene qene nje menyre per t’i dhene fryme bagetise. Ndersa sot mishi i kuq konsumohet pothuaj cdo dite. Qe te permbushet kjo kerkese “maniake” e njeriut te sotem, industrite ushqimore kane siguruar prodhimin intensiv te kafsheve, te cilat kalojne jeten e tyre te izoluara nga natyra, te ushqyera me koncentrat drithrash dhe aspak jeshillek, te trajtuara me antibiotike dhe hormone rritje, dhe te kryqezuara gjenetiiksht per te arritur mase trupore maksimale.

Cilesia

Nese serish i hedhim syte pas, do te konstatojme se mishi qe perftohej deri disa dekada me pare rritej ne aq kohe sa i kish percaktuar natyra, me ushqim te gjelber, duke kullotur i lire dhe duke jetuar ne harmoni me klimen dhe natyren. Studimet kane treguar se keto kafshe kane nje profil yndyrnash krejtesisht ndryshe nga kafshet qe rriten ne regjim stallor. Ato permbajne yndyrna esenciale shume me teper se keto te dytat, faktor ky teper i rendesishem ne semundjet kardiake, metabolike dhe tumorale. Kafshet e prodhimit intensiv trajtohen me antibiotike, fakt ky qe mendohet te jete pergjegjes per rezistencen ndaj antibiotikeve dhe transformimin e baktereve, si dhe transformimin e flores bakteriale te njeriut qe i konsumon. Flora bakteriale eshte nje nder armet me te forta te organizmit tone kunder semundjeve autoimunitare, semundjeve kronike dhe atyre tumorale. Nese kafshet trajtohen edhe me hormone, konsumatori i mishit te tyre vendoset ne rrezik per nje sere semundjesh qe lidhen me funksionin hormonal sic edhe kanceri i gjirit.

Ruajtja

Menyra e therjes, higjena, kullimi i gajkut dhe ruajtja ne freskues, jane hapa teper te rendesishem ne parandalimin e formimit te nenprodukteve te metabolizmit te mikrobeve, te cilat mund te rezultojne ne substanca te demshme per shendetin e njeriut.

Perpunimi

Trajtimi i mishit me nitrate, zakonisht per t’i ruajtur nga baktere te rrezikshme, sic ndodh ne rastin e sallameve dhe proshutave, eshte nje nder shkaqet e formimit te nitrosaminave – perberes kancerogjen te nje shqetesimi te madh. Per keto perberes ekziston nje limit i caktuar si “i sigurte”, por shpesh kontrollet ushqimore kane hasur nivele me te larta, si psh. te panceta.
Tymosja e mishit eshte gjithashtu nje procedure problematike duke shkaktuar prodhim lendesh toksike.

Gatimi

Studimet tregojne se menyra e gatimit eshte nje faktor shume i rendesishem ne pasojat qe mishi ka ne shendetin e njeriut. Gatimi ne zgare apo ne tigan, ne temperature te larte, kontakti me flake dhe tym dhe koha e gjate e gatimit, luajne rol vendimtar ne formimin e substancave kancerogjene, vecanerisht promotore te kancerit te zorres se trashe.

Si te veprojme?

  • Konsumoni mish te kuq jo me shpesh se 1 here ne jave ose jo me shume se 200gr ne jave. Rekomandimet sot keshillojne masa edhe me drastike. Nese te gjithe veprojme keshtu, industrite ushqimore do te detyrohen te ulin prodhimin dhe mundesia per te rritur cilesine do te jete me e madhe. Kjo eshte vota e konsumatorit per cilesi.
  • Konsumoni edhe me pak e me rralle nenprodukte te mishit si sallamet, proshutat dhe panceta.
  • Zgjidhni mish nga bageti te rritura natyralisht. Sigurohuni per trajtimin e shendetit te tyre.
  • Marinoni mishin me vaj ulliri, rozmarine, hudher dhe limon per disa ore perpara gatimit.
  • Kombinimi i mishit te kuq me djathe rezulton ne ulje te veprimtarise kancerogjene ne zorren e trashe.
  • Gatuajeni mishin te zier ose te pjekur, pa e lene te digjet apo te marri ngjyre shume te kafte.
  • Shoqerojeni sa me shpesh me perime si brokoli, qepet, lakra e bardhe ose lulelakra.
  • Shoqerojeni me nje gote vere te kuqe te mire.