+355 4 224 8981

Supe me qiqra dhe koriander

Nje pjate plot proteina, minerale dhe antioksidante

Publikuar më 10 Nëntor 2017, në Receta

Supe me qiqra, curry dhe koliander te fresket

Perberesit per 4 racione

  • 300gr qiqra 
  • 1 kokerr patate
  • 1maje luge curry
  • 1 kokerr qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe te vogel koliander te fresket ose kokerr ose majdanoz
  • Vaj ulliri
  • kripe, piper

Pergatitja

  1. Qiqrat i lini nje nate ne uje dhe derdheni ujin perpara se ti gatuani
  2. Kaverdisni te gjithe perberesit ne vaj ulliri, i hidhni kripen dhe perzieni duke i shtuar nga pak uje. Nxirrni pataten, shtypeni dhe hidheni serish.
  3.  Hidhni uje te nxehte pak me shume se sa nevojitet per t'i mbuluar dhe i lini deri sa te ziejne qiqrat. Hidhini koliander te fresket ne fund. Nese s'keni koliander te fresket mund te perdorni koriander kokerr te shtypur, ose majdanoz te fresket. Ne rast se do te perdorni koriander kokerr do duhet ta shtypni dhe ta hidhni qe ne fillim.

Vlerat ushqyese - Qiqrat

Qiqrat jane nder ushqimet me permbajtjen me te larte ne proteina, fibra dhe minerale. Jane nje zgjedhje ideale per personat qe vuajne nga kolesteroli i larte dhe diabeti pasi kane efekt ules per yndyrnat dhe sheqerin ne gjak. Ne saje te mineraleve qe permbajne, ato konsiderohen nder ushqimet ideale per femijet dhe per sportistet.

Gjethet e koliandrit

Koliandri i fresket eshte nder bimet me veti te rralla detoksifikuese per metalet e renda si merkuri dhe plumbi. Per kete arsye, kjo recete eshte ideale per femijet te cilet jane me te rrezikuar nga metalet e renda si plumbi.

  • Shenim: qiqra, koriander kokerr dhe curry gjeni ne supermarketet SPAR ne QTU dhe TEG, perkatesisht ne sektoret e fasuleve dhe te erzave.