+355 4 224 8981

Dieta e Jetëgjatësisë

Ushqimet qe luftojne plakien, parandalojne semundjet kronike dhe rrisin mireqenien fizike

Publikuar më 28 Tetor 2013, në Këshilla

Ushqimet qe luftojne plakien!

Organizmi I njeriut , gjate gjithe jetes se tij, akumulon stres dhe demtime qe vijne nga ambjenti ku ai jeton. Ne varesi te perberies gjenetike te seicilit, keto faktore ambiental ndikojne te dikush me shpejt e te dikush me ngadale ne plakien dhe ulien e kapacitetit fizik. Gjithkush qe deshiron te vleresoje mireqenien e tij fizike mund te beje nje vleresim te disa prej bio-parametrave:

1. Masa muskulare: ne adoleshence masa muskulare arrin kulmin e formimit te saj. Me kalimin e viteve ajo pakesohet duke arritur ne 30% me pak ne moshen 70 vjecare. Ruajtja e mases muskulare dhe mundesisht rritja e saj e mban trupin ne forme dhe e mbron nga plakia.

2. Masa e tepert e dhjamit: plakia shoqerohet me rritjen e mases dhjamore e cila deperton ne brendesi duke veshur organet. Sa me pak dhjam te mundemi te mbajme ne trup, aq me ngadale do te plakemi.

3. Masa kockore: humbja e mases kockore ndodh ne menyre te pashmangshme nese ne nuk ushqehemi si duhet, nuk marrim rreze dielli dhe nuk bejme aktivitet fizik.

4. Tension arterial I larte: presioni I larte predispozon plakie te parakohshme.

5. Peshe trupore e madhe: nese pesha juaj eshte me shume se 25kg per m2 te gjatesise plakia eshte e sigurte qe do te qaset me shpejt sec duhet.

muskuj

HA PAK - JETO SHUME!

Ritmi me te cilin ne diegim kalori eshte domethenes per shpejtesine me te cilen plakemi. Sipas studimeve, njerezit qe ushqehen me minimumin e kalorazhit -pa kaluar ne uri- jetojne me gjate. Kjo mund te jete edhe per faktin se kur ne marrim me pak kalori trupi fillon te diege me ngadale energji dhe ne kete menyre zhvillon mekanizma mbrojtes qe luftojne edhe procesin e plakies.

ZBATO RREGULLIN 80-20!

Sipas Japonezeve, ata jetojne me gjate sepse cohen nga tavolina me stomakun pothuajse plote por jo plote! Te ngrenit deri aty ku stomaku nuk terhiqet per te rritur volumin e permbajtjes se tij ndihmon qe te kontrollojme me mire urine dhe ngopjen.

TE NGRENIT SHPEJT SHKURTON JETEN

Lidhja midis stomakut dhe trurit eshte nga lidhjet me te komplikuara ne organizmin tone. Keto dy sisteme komunikojne me njeri tjetrin ne menyre te pandare. Stomaku dergon sinjale ne trurin tone si per te ngrene ashtu edhe per te pushuar se ngreni. Kur ne hame, stomakut I duhen rreth 20minuta qe te dergoje ne tru sinjalin se eshte I ngopur. Mos lejoni qe ne keto 20 minuta te keni marre sasi te pakontrolluar ushqimi! Sepse kjo sjell dhjamosje te padeshiruar! Hani ngadale duke e bluar ushqimin derisa te mos kuptoni se cfare copezash keni ne goje.

NJERIU ESHTE KRIJUAR TE LEVIZE

Qenia njerezore eshte krijuar te levize dhe te siguroje jeten nepermjet lodhjes fizike. Meqene se sot ndodh me shpesh qe jeten e sigurojme nepermjet lodhjes mendore, fiziku yne thjesht akumulon ngarkesen kalorike. Nderkohe qe organi qe ne na siguron mbijetesen - truri - duhet t'I sherbeje trupit tone dhe ta komandoje ate ne menyre qe edhe trupi t'I sherbeje trurit per te mbijetuar sa me mire, ajo qe ndodh sot eshte se te dy sistemet -trup dhe tru - nuk po gjejne ekuilibrin e duhur. Truri punon - trupi dhjamoset! Kjo eshte e gabuar! Te dy keto sisteme duhet te jene ne funksion te njeri tjetrit dhe te ndajne punet pa lene pas dore njeri-tjetrin!

Dieta e jetegjatesise: 2000kalori

Mengjes:

  • 2 feta buke thekre me pak vaj ulliri dhe gjize
  • +1 kupe rrush te kuq

Paradite - Pasdite:

  • 200gr fruta te stines
  • +30gr fara luledielli 
  • +1 caj mali me limon dhe kanelle

Dreka:

  • Sallate me spinaq, fasule te zeza, arra & 50gr gjize
  • +2 kupa makarona integrale me salce domatesh, hudhra dhe borzilok

Darka:

  • Sallate me laker te bardhe dhe te kuqe, vaj ulliri & leng portokalli
  • +Supe me qiqra dhe erza
  • +1 fete buke e zeze

Para gjumit:

  • 1 gote qumesht pa yndyre me kanelle dhe 10gr cokollate te zeze!