+355 4 224 8981

Vaji i palmes, industria ushqimore dhe shendeti yne

Sa i rrezikshem eshte vaji i palmes?

Publikuar më 29 Maj 2017, në Këshilla

Vaji i palmes dhe shendeti

Vaji i palmes, se bashku me vajin e kokosit jane vajra tropikal, te cilet perdoren masivisht ne vendet ku edhe prodhohen. Vaji i palmes eshte dy llojesh, vaj nga tuli i frutit dhe vaj nga berthama e frutit. Keto vajra jane te pasur ne acide lyrore te ngopura, te cilet jane lidhur me rritje te kolesterolit ne gjak. Kjo eshte edhe arsyeja perse vajit te palmes i ka rene reputacioni vitet e fundit. Ne fakt, nder vajrat tropikal, ai i palmes ka raportin me te favorshem te acideve lyrore te ngopura. 50% e tij perbehet nga keto lloj lipidesh dhe pothuaj e gjithe pjesa tjeter perbehet nga acide lyrore te ngjashme me ato te vajit te ullirit. Ky vaj preferohet nga industria ushqimore pasi eshte ne gjendje te ngurte ne temperature ambjenti dhe ndihmon konsistencen e produkteve. Vaji i palmes apo i kokosit jane vajra bimor krejtesisht te ngjashem ne perberje me gjalpin shtazor por kane kosto me te lire.

A e rrit vaji i palmes kolesterolin?

Studimet e fundit tregojne se yndyrnat me te demshme per rritjen e kolesterolit jane yndyrnat bimore te cilat nuk jane te ngurta ne temperature ambjenti dhe qe te ngurtesohen kalojne ne proces hidrogjenizimi ku perftohen edhe acidet lyrore trans – te cilet jane ndaluar qe prej 2006-es te perdoren si shtesa ushqimore. Industrite e ushqimit ne bote, kane zevendesuar yndyrnat e demshme trans me vajin e palmes, i cili nuk ka nevoje per hidrogjenizim pasi eshte vete i ngurte. Fakti qe vaji i palmes eshte alternative me e shendetshme sesa margarinat e hidrogjenizuara nuk do te thote qe e ben ushqimin te shendetshem, por as me te demshem nga cfare eshte vete ushqimi. Madje, vaji i palmes eshte me rezistent ne gatim krahasuar me vajrat bimor te tipit vaj misri apo luledielli, pasi keta te fundit, edhe pse kane pike tymosjeje me te larte oksidohen shume shpejt dhe prodhojne substance teper toksike. Gjithsesi, yndyrnat e ngopura nuk duhet te tejkalojne 10% te kalorive ditore, qe do te thote per nje femer nuk duhet te jene me shume se 25gr dhe per nje mashkull nuk duhet te kalojne 30gr ne dite, qofshin keto vaj palme, gjalpe, vaj kokosi, apo dhjame. Prandaj, eshte domosdoshmeri qe te gjitha produktet te shkruajne permbajtjen e tyre ne etikete.

Vai i ullirit mbetet mbreti ne kuzhine

Duke u nisur nga perberja e vajrave, vaji me i shendetshem eshte pa diskutim vaji i ullirit i presuar ne te ftohte. Akoma edhe vaji i ullirit i cilesise se dyte, thjeshte “i virgjer”, eshte nje zgjedhje shume e mire per gatimin. Por, duke pasur parasysh ngarkesen e madhe kalorike, masa duhet ruajtur gjithmone.

Vaji i palmes dhe ekosistemi

Nese do te kishte nje arsye per t’ju kundervene perdorimit te vaijt te palmes, ajo eshte lidhja e prodhimit te ketij vaji me shkaterrimin e pyjeve tropikale dhe abuzimin me fuqine punetore te ketyre vendeve, dhe jo demi qe mund te sjelle ne shendetin e njeriut nga perdorimi i tij. Prodhimi masiv i vajit te palmes ka rezultuar ne katastrofa ekologjike, dhe refuzimi ndaj ketij prodhimi eshte nje vote per ambjentin dhe planetin.