+355 4 224 8981

Nje ferme e certifikuar organike, tashme edhe per konsumatorin shqiptar

Ushqimi organik eshte ushqimi me i mire per shendetin e njeriut

Publikuar më 11 Maj 2017, në Super Ushqime

Produktet Organike tashmë shumë pranë jush

Në një nga lartësitë malore më të epërme të Shqipërisë së Veriut, në Malin Leja e Dushit, ndodhet një nga fermat më të mëdha të certifikuara Bio në Evropë. Burimet që gjarpërojnë nëpër këtë terren malor, kanë krijuar në natyrë të virgjër, Fermën Bio ‘7 Springs’ në shqip Ferma e Shtatë Burimeve .
Ajo shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe ndodhet kilometra të tërë larg zonave të banuara, duke iu dhënë bagëtive të imëta, gjedhëve, por edhe bletëve dhe shpendëve, një terren krejtësisht të egër e të pandotur për t’u ushqyer dhe rritur sipas ciklit natyral. Me këtë cilësi maksimale dhe 100 për qind organike janë edhe produktet e bulmetit, mishit, mjalti dhe vezët që prodhohen nga kjo fermë.
E ndodhur në një hapësirë prej 3250 hektarësh, ferma ka rreth 1500 dhi, 600 dele, 250 krerë lopë, rreth 200 pata dhe pula, si edhe 50 koshere bletë.

Ferma është e shtrirë në një mal të tërë, ku duhen disa ditë për ta përshkuar me këmbë.
Në fermën "7 Springs Bio Farm" nuk përdoret asgjë e automatizuar, por çdo proces kryhet si në kohët e vjetra, duke ndjekur traditat e të parëve. Aktualisht, nga të gjitha kafshët e fermës në prodhim qumështi janë vetëm dhitë dhe mjelja e tyre fillon gjatë muajit Mars.
Në fermë gjen një baxho shumë të thjeshtë, pa makineri. Gratë që e përpunojnë djathin janë nga zona përreth dhe çdo gjë bëhet sipas traditës së vjetër. Për djathin nuk përdoret farë djathi, por përdoret mullëza e bagëtive. Kur flasim për produkte BIO duhet të kemi parasysh dhe sasinë e kufizuar të tyre. Kafshët që ndodhen në fermë jetojnë në kushte të ngjashme me ato të kafshëve të egra, e kjo bën që edhe mishi i tyre të jetë i ngjashëm me mishin kafshëve të egra përsa i përket ngjyrës, shijes, masës muskulore dhe vlerave ushqyese. Aktualish në këtë fermë prodhohet djathë i bardhë dhie (990 lekë/kg), djathë kackavall dhie (1990 lekë/kg), gjizë dhie (250 lekë/kg), gjalpë (850 lekë/200 gr) dhe tregëtohet mishi i kafshëve, mish viçi (850 lekë/kg), mish keci (850 lekë/kg), mish qingji (850 lekë/kg), pastërma (2000 lekë/kg) - çmime të vlefshme vetëm për muajin Dhjetor.

Në gjithë hapësirën e fermës nuk ka asnjë grimcë a gjurmë pesticidesh apo plehrash kimike. Kafshët ushqehen tërësisht me çfarë natyra ofron , një shumëllojshmëri barishtesh dhe bimësie popullojnë të gjithë malin. Nëse kushti për një fermë Bio përcakton se sipërfaqja e kullotës duhet të jetë rreth 1 hektar për 2 lopë, e po ashtu 1 hektar për 13 dhi apo dele, në 7 Springs Bio Farm, falë terrenit të egër dhe të gjerë, çdo lopë a dele ka secila nga një hektar kullotë, një mënyrë fantastike kjo që u jep bagëtive më shumë hapësirë në konsumimin e ushqimit më të mirë të natyrës.

Në fermë ka një përkushtim të jashtëzakonshëm për mirëqënien e kafshëve ashtu edhe të mjedisit përreth. Mishi i freskët i viçit, kecit, qingjit, pulës dhe vezët, mjalti,djathi, gjalpi, gjiza vijnë si produkte krejt unike për vlerat e tyre në tregun shqiptar.
Një nga aspektet më të rëndësishme të mishit të kësaj ferme është sasia e Omega 3 që siguron ai, element që tek kafshët e rritura në kushte natyrore është maksimale.
Omega 3 janë acide lyrore thelbësore për njeriun, shumë te rëndësishëm për shëndetin, vlerat ushqyese të të cileve merren përmes ushqimit, kryesisht peshkut dhe mishit të egër. Omega 3 lufton kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin.
Nga ana tjetër Omega 6, janë një tjetër kategori acidesh lyrore thelbësore, të cilat nëse merren me shumicë, rrezikojnë shëndetin.
Produktet shtazore të Fast Food-eve përmbajnë 50 herë më shumë Omega 6 dhe mishi i regjimit stallor 21 herë më shumë. Mishi organik ka vetëm 3 herë më shumë Omega 6 që është nën limitin e pranueshëm.
Mishi i bagëtive të rritura në këtë mal është sipas ekspertëve në raportin ideal të Omega 6/omega 3, që i duhet organizmit të njeriut dhe që garanton mbrojtjen maksimale nga tsëmundjet kronike.

Për të ruajtur freskinë dhe të gjitha vlerat natyrore të produkteve, “7 Springs Bio Farm" nuk operon me dyqane në treg por me porosi, të cilat bëhen përmes numrave të kontaktit (+355 69 60 41 317 dhe +355 69 40 10 325), adresave të email (info@7springsfarm-bio.eu), Facebook https://www.facebook.com/7-Springs-Bio-Farm-1599977486964954/ dhe Instagram https://www.instagram.com/7_springs_bio_farm/
Një metodë kjo, që garanton cilësinë ushqimore dhe freskinë e produkteve nga Maja e Malit të Lejes së Dushit deri në tryezën e konsumatorëve, të cilët i kanë besuar kësaj ferme elementin bazë të jetesës; Të ushqyerit sipas riteve të të parëve.