Pica me perime
Varianti i shendetshem i nje ushqimi shume te preferuar
Publikuar më 11 Maj 2017, në Receta
Recete per nje pice te shendetshme
Per brumin:
- 1kg miell
- 1 luge te madhe kripe
- 1/2 luge te madhe sheqer
- 10gr maja te fresket
- 3 luge te medha vaj ulliri
- 200 - 400ml uje (ne varesi te miellit, ne menyre qe brumi te mos dale shume i forte)
- Punohet rreth 15minuta me dore
- Lihet te vije i mbuluar me pecete te lagur, rreth 2 ore
Mbushja:
- Hapeni brumin me duar ne formen klasike te pices, lyejeni me salce domatesh dhe me pas i vendosi djathe pice, speca te kuq, kerpudha, speca jeshil, kunguj, patellxhane te prere sa me holle. Mund ti shtoni gjethe borziloku, rigon, qepe dhe djathe te bardhe sipas preferencave tuaja.
- E piqni vetem pak minuta ne furre te nxehte.
Salca e domateve qe ne preferojme eshte salca e domatinave e cila i jep nje shije shume te mire pices dhe gjendet ne supermarketet Spar.