+355 4 224 8981

Dobite e ujit mineral natyral te gazuar

Nje shishe uje Glina ne dite, do te thote te marresh mineralet me te domosdoshme

Publikuar më 13 Prill 2017, në Super Ushqime

Permbajtja minerale dhe vetite ushqyese te ujit Glina

Ne kundershtim me bindjen e zakonshme se uji i gazuar eshte i demshem, uji mineral i gazuar qendron mbi ujin e zakonshem per sa i perket ndikimit ne shendetin tone. Pervec hidratimit dhe freskimit te kendshem, uji me gaz i burimeve natyrore sic eshte Glina, ka nje sere dobish per shendetin ne saje te perberjes se tij ne minerale, qe sot po mungojne gjithnje e me shume ne dieten e perditshme.

Uji me gaz parandalon dehidratimin

Shume njerez tregojne se nuk e shijojne ujin dhe nuk e pine dot kur nuk kane etje. Por, eshte e rendesishme te dini se etja eshte shenje dehidratimi dhe nuk duhet qe ta leme trupin tone te arrije deri sa te kete etje, thjeshte duhet te marrim masat qe ta furnizojme ate me uje vazhdimisht gjate dites. Per nje grua nevojiten 1,5 – 2litra uje ne dite, ndersa per nje burre 2 -2,5litra mesatarisht. Uji me gaz eshte nje zgjedhje me e kendshme per njerezit qe nuk e pelqejne shume ujin dhe e konsumojne pa deshire duke rrezikuar dehidratimin dhe gjithe pasojat e rrezikshme qe ai sjell.
Hidratimi mjaftueshem mbeshtet shendetin duke ndihmuar organizmin te mbaje temperaturen konstante, te siguroje lengezimin e nevojshem per gojen, syte dhe hunden, te lubrifikoje kycet, te parandaloje tharjen dhe rrudhjen e lekures dhe te ndihmoje veshkat te pastrojne mbetjet nga qarkullimi. Meqene se uji me gaz eshte me i shijshem, mund t’ju ndihmoje te mos arrini kurre ne dehidratim.

Uji mineral i gazuar forcon kockat

Jo me kot quhet uje “mineral”, sepse permban nje sasi te konsiderueshme mineralesh, ne vecanti kalcium. Ne nje shishe te vogel glina gjendet aq calcium sa ne ½ gote qumesht. Kjo do te thote se duke pire 2 shishe te vogla Glina, keni permbushur pothuaj gjysmen e nevojave ditore ne calcium (per nje diete 2000kcal/dite). Kalciumi eshte nder mineralet me te rendesishem per te c’tensionuar arteriet, per te parandaluar osteoporozen dhe per te siguruar komunikim te shendetshem mes nervave dhe muskujve. Grate pas menopauzes dhe personat obez, jane ata qe mund te perfitojne shume nga marrja e mjaftueshme kalciumit cdo dite. Krahas nje diete te ekuilibruar mire, uji I gazuar natyral ju ndihmon te plotesoni nevojat ne kalcium.

Magnezi, minerali qe lidhet me qindra funksjone fiziologjike

Magnezi eshte nder mineralet me te rendesishem per mbarevajtjen e funksjoneve biologjikete organizmit, duke perfshire ketu sintetizimin e proteinave dhe rregullimin e tensionit arterial. Eshte gjithashtu i rendesishem per te prodhuar energjine nga lendet ushqyese. Ne kohet moderne, magnezi eshte nder mineralet me te munguara ne ushqimin e zakonshem, me pasoja shkaterruese per shendetin. Ne 1 liter uje Glina, gjendet plot 22% e nevojave ditore ne magnez, dhe te mendosh – pa asnje kalori.

A demton uji me gaz shendetin e dhembeve?

Asnje studim nuk ka vertetuar deri me tani, se aciditeti i lehte qe karakterizon ujin me gaz, mund te demtoje smaltin e dhembeve. Kjo mund te ndodhe vetem nese uji mbahet ne goje me shume se zakonisht. Gjithashtu, shtimi i sheqerit apo ecencave me aciditet mund te jene ato qe i ulin piket, per sa i perket dobishmerise se ujit mineral natyral te gazuar lidhur me shendetin.

A mund te konsumojne femijet uje me gaz?

Duke qene se uji mineral permban sasi te kenaqshme Kalciumi dhe Magnezi, pa dyshim qe perben nje zgjedhje te mire edhe per femijet qe kane prirje ta pelqejne. Gjithsesi, uje me permbajtje mineralesh ka edhe te pagazuar, keshtu qe nuk eshte e thene se femijet qe pelqejne ujin e zakonshem duhet ti imponojme te konsumojne ate te gazuar. Por kur nje femije e pelqen dhe e kerkon, nuk ka arsye perse te mos konsumoje nje uje burimi si Glina, i cili njihet edhe pertej kufijve shqipetar per efektet e tij kurative dhe per permbajtjen e pasur ne minerale te domosdoshme.