+355 4 224 8981

Forma e trupit dhe dieta

Si te rrezosh peshen kur je tipi i trupit "molle"?

Publikuar më 1 Mars 2017, në Dieta

Te ushqehesh sipas forms se trupit

Tipi i trupit te nje personi reflekton ate qe ndodh brenda tij. Tre tipat me klasike te trupit jane:

  • Ektomorf ose “banane” – trup i gjate dhe i holle
  • Mesomorf ose “dardhe” – trup mesatar dhe i ngjeshur 
  • Endomorf ose “molle” – trup i shkurter dhe rrumbullak

Keta tre tipa te ndryshem trupash djegin kalori dhe depozitojne dhjam ne menyra te ndryshme. Mollet dhe dardhet i kane “zili” bananet, sepse keto te fundit mund te hane me shume dhe te shendoshen me pak. Madje duket se bananet kane me shume kontroll te oreksit. Keta tipa e kane me te lehte te refuzojne nje cope kek me shume kur jane te ngopur, krahasuar me mollet dhe dardhet, te cilet jane me te prirur te konsumojne dicka vetem per neps e jo sepse jane te uritur. Madje bananet kane tendence te lene ushqim ne pjate. Tipat e trupit gjenetikisht te holle, djegin me shume kalori edhe kur flene. Ndersa tipat e tjere jane te prirur te depozitojne dhjame. Bananet shpenzojne me shume kalori kur tresin ushqimin, keshtu nje pjese e mire e kalorive harxhohet pa u futur fare ne qarkullim. Eshte si te thuash “ti ha nje here, trupi yt ha dy here”.

Vendosja e dhjamit dhe shperndarja e tij ne trup eshte e lidhur edhe me gjinine. Meshkujt anojne me shume nga molla duke qene me te gjere ne mes dhe ne kraharor, ndersa femrat anojne nga dardha, pasi ato marrin me shume gjeresi te vithet dhe kofshet. Eshte me e lehte te humbesh peshe nga gjysma e siperme e trupit krahasuar me gjysmen e poshtme, keshtu qe mollet zakonisht kane me shume rezultat nga regjimi ushqimor sesa dardhet.
Ne nuk mund ta ndryshojme tipin trupit, sikurse nje molle nuk mund te behet nje dardhe apo nje banana. Edhe personat e gjate dhe te holle mund te shfaqin forma molle dhe dardhe nese abuzojne ne vazhdimesi me ushqimin dhe nuk ushtrohen fizikisht. Por, sado strikt qe dikush mund t’i qendroje nje programi ushqimor per te rene ne peshe, nje molle do te vazhdoje te jete molle dhe nje dardhe gjithashtu do te vazhdoje te jete dardhe. Lajmi i mire eshte se ju mund te jeni nje molle ose dardhe me e holle.

Dieta sipas formes se trupit "molle"

Duke njohur “tipin” e formes se trupit tuaj do te mundeni akoma me lehte te gjeni menyren me te pershtatshme te ushqimit per nje trup me te mire!
Tipat “Molle”

“Mollet” mbajne dhjam rreth mesit te tyre dhe zakonisht jane me te holle ne pjesen e poshtme te trupit. Dhjami i depozituar ne zonen e barkut digjet me shpejt sesa dhjami ne zonen e vitheve dhe kofsheve. Nje nga arsyet qe mendohet eshte se dhjami i barkut eshte ne njefare menyre i levizshem: atij i pelqen te hyj ne qarkullimin e gjakut dhe te veshi organet duke ndikuar ne funksionin e tyre. Dhjami i barkut vjen me disa kercenime serioze per shendetin perfshire ketu semundje te zemres, diabet dhe kancer te gjirit. Kjo ndodh sepse dhjami i barkut qe vesh organet si pankreasi, veshkat dhe melcine – shkakton ngritje kulmore te glicemise nderkohe qe shfaqet rezistence ndaj insulines dhe inflamacion. Me fjale te tjera, trupi juaj perballet me teprice sheqeri ne qarkullim nderkohe qe nuk eshte i afte ta procesoje ate te gjithe. Kjo eshte pika kyce qe con ne semundje kronike dhe mbipeshe. Pikerisht per kete arsye eshte shume e rendesishme te ulni centimetrat e mesit. Lajmi i mire eshte se mjaftojne 5cm me pak ne mesin tuaj dhe rreziku pergjysmohet.

Dieta e trupit “Molle”

Kjo diete eshte pak me e larte ne yndyrna esenciale dhe e reduktuar ne karbohidrate. Yndyrnat e dobishme te arrave, avokados, vajit te ullirit, farave te kungullit, linit dhe peshkut kane efekt pozitiv kunder inflamacionit nderkohe qe rrisin aftesine e trupit per te djegur yndyrna. Karbohidratet, akoma edhe drithrat, rrisin insulinen ne trup. Meqene se “mollet” kane predispozite te kene sheqer te larte ne gjak –shkak ky per shfaqje te diabetit dhe semundjeve te zemres - duhet te marrin nje sasi me te kufizuar karbohidratesh, perafersisht 40% te kalorive ditore. Kjo sasi per nje diete 1500 kalori eshte e barabarte me 600kalori. Preferoni karbohidrate me fibra si fasule, fruta, zarzavate dhe drithra te plota. Keto fibra ngadalesojne tretjen e sheqerit dhe ulin nivelin e insulines dhe kolesterolit. Mbipesha e trupave ne forme molle, ka me shume rrezik te shoqerohet me tension te larte dhe yndyrna te larta gjithashtu. Per kete arsye duhet te merren mjaftueshem nga dieta kalciumi, magnezi dhe kaliumi.

Ushqimi ditor

  • Bulmet: 2-3 racione ne dite bulmet me yndyre te reduktuar, pa kripe
  • Fruta: 2 fruta ne dite me ngjyre vishnje ose te kuqe dhe 1 frut nga grupi i agrumeve
  • Perime: Dy racione te bollshme perimesh te shperndara ne dreke dhe darke, ku njeri prej tyre duhet te jete patjeter me ngjyre jeshile te theksuar si spinaqi, rukola, pazite dhe pjesa tjeter kombinim midis familjes se kryqezoreve (brokoli, lakrat, lulelakra), dhe ngjyres portokalli.
  • Proteina: 150 – 200gr/dite peshk te kalter, mish te bardhe te shpendve dhe jo me shpesh se 2 here ne muaj mish vici pa dhjam
  • Legume: 1kupe fasule ose thjerrza ose qiqra cdo dite
  • Fara dhe fruta te thate: 30gr ne dite kombinim i: arrave te Brazilit, bajameve pa kripe, farave- te linit, “chia”, te susamit, lulediellit dhe kungullit.
  • Brumra: jo me shume se 250gr ne dite oriz integral, makarona integrale, kuinoa, bizele, patate + 1-2 feta buke thekre
  • Veze: 0,5 – 1veze ne dite
  • Vaj ulliri: 3 -4 luge supe gjithsej

Suplemente qe mund te keshillohen per mbipeshen e tipit molle: kalcium + magnez + vitamine D, vaj i melcise se merlucit, omega 3, ekstrakte xhinxheri dhe turmeriku.

Aktiviteti fizik i tipit ecje e shpejte, biciklete ose not do te ndihmonte ndjeshem ne uljen e barkut.