+355 4 224 8981

A kane nevoje femijet per vitamina?

Ushqimi i ekuilibruar dhe i larmishem eshte burimi kryesor i lendeve ushqyese

Publikuar më 12 Shkurt 2017, në Suplemente

A kane femijet nevoje per vitamina?

Si rregull, preferohet qe femijet dhe adoleshentet ti marrin te gjithe lendet ushqyese nepermjet ushqimit te fresket, te ekuilibruar mire dhe te larmishem. Studimet tregojne se marrja e lendeve ushqyese ne forme te vecuar nepermjet nje suplementi nuk k ate njejtin efekt sikurse te marra nga ushqimet pasi, ne ushqime, vitaminat dhe mineralet vijne ne kombinime te atilla ku njeri ndihmon tjetrin, pra ne nje forme bashkepunuese, e cila ne gjuhen shkencore quhet “sinergji”.
Gjithsesi, shkenca tregon se femijet midis moshes 6 muaj dhe 5 vjec mund te perfitojne nga konsumi me pika i vitaminave A, C dhe D, si dhe hekurit, vecanerisht nese ushqimi i tyre nuk eshte i larmishem. Vitamina D sintetizohet ne organizmin tone nepermjet ekspozimit te drejteperdrejte te lekures ne rreze dielli. Kur femijet rriten ne ambjente te mbyllura dhe nuk dalin cdo dite ne diell, nuk konsumojne ushqime te pasura ne vitamin D (peshq te kalter, qumesht dhe veze), eshte e nevojshme te plotesojne nevojat ditore nepermjet suplementeve perkates.

Ne preferojme Vitabiotics

1_6

Zgjedhja e suplementeve eshte e veshtire pasi jo gjithmone ato permbajne lendet dhe sasine qe pretendojne. Gjithashtu, duhet te jemi te sigurt per cilesine dhe prejardhjen e vitaminave dhe mineraleve qe permbahen ne konfeksion.
Kompania britanike Vitabiotics ofron suplemente te mirestudiuara per femijet e vegjel dhe te nje cilesie shume te larte. Ato nuk permbajne asnje konservant, aromatizues apo ngjyroses dhe jane cilesuar nga komuniteti mjekesor si produkti nr 1 ne Britanine e madhe dhe Europe.

Kujdes: Vendosni per te filluar nje suplement per femijen tuaj pas keshillimit me pediatrin, duke respektuar me rigorozitet dozat e rekomanduara dhe duke i mbajtur ato larg kapjes nga femijet. Ne bote njihen raste te shumta te intoksikimit nga karamelet me permbajtje hekuri, per shkak te konsumit te tyre pa kontroll!