+355 4 224 8981

Vaji i melcise se merlucit - eliksiri i perdorur ne shekuj

Nje pakete ushqyese e rralle

Publikuar më 30 Janar 2017, në Suplemente

Vaji i melcise se merlucit, vlerat e tij per shendetin dhe cfare ka vertetuar shkenca

Intuita i ka treguar europianeve veriore te shume shekujve perpara, se melcia e merlucit ofronte ushqim shume cilesor me veti kurative, sidomos per kockat dhe dhimbjet. Ata e kane konsumuar melcine e merlucit jo sepse ishte e shijshme, (se ne fakt nuk ishte aspak), por sepse e dinin qe ishte nje ilac qe ju forconte imunitetin dhe ju dhuronte jetegjatesi. Vaji i melcise se merlucit i referohet vajit te ekstraktuar nga melcia e merlucit te Atlantikut. Ai eshte nga burimet me te mira te acideve lyrore omega 3 dhe vitaminave A, E dhe D, dhe per kete arsye eshte nje nder suplementet me te konsumuar ne mbare boten.
Perdorimi i tij per here te pare daton ne vitin 1789, i keshilluar nga dr. Darbey ne Britanine e madhe per trajtimin e reumatizmes.
Ne vitni 1824 eshte perdorur kunder rakitizmit. Rreth 1930-s, vetite e tij kurative ishin tashme te qarta dhe mjaft te perhapura, dhe prandaj ai u rekomandua gjeresisht ne parandalimin e rakitizmit te femijet e vegjel.
Vaji i melcise se merlucit permban gjithe yndyren e melcise se bashku me vitaminat qe jane depozituar ne te. Ai ofron nje pakete fantastike natyrale pasi gjithe elementet jane sic ekstraktohen nga melcia dhe nuk shtohen artificialisht. Ndersa suplementet e tjere omega -3 jane acide lyrore te ekstraktuar nga indet muskulare te peshqve si salmoni dhe toni, ku sasia e tyre ne omega 3 eshte me e ulet ndersa permban sasi te paperfillshme te vitaminave te lartpermendura.

Cfare dobish ka vaji i melcise se merlucit ne shendetin tone?

Trupi yne nuk mundet ti prodhoje yndyrnat omega 3, dhe prandaj eshte i varur prej ushqimeve qe i permbajne ato, nderkohe qe 99% e popullatave te vendeve te zhvilluara kane mangesi te vitamins D. Kombinimi i acideve lyrore omega 3 me vitaminat A,D, dhe E ka ndikim pozitiv ne organizmin tone lidhur me:

  • Uljen e infalamacionit ne te gjithe trupin
  • Parandalimin e koagulimit te gjakut
  • Integritetin e qelizes

Duke pasur keto veti, konsumi i vajit te melcise se merlucit mund te rezultoje pozitiv ne:

  • Formimin e shendetshem te kockave te femijet dhe mirembajtjen e tyre
  • Trajtimin e artritit
  • Parandalimin dhe trajtimin e semundjeve koronare
  • Uljen e treglicerideve
  • Parandalimin e infarktit
  • Lehtesimin e alergjive dhe azmes
  • Permiresim te diabetit dhe semundjeve te veshkave
  • Ngadalesimin e plakjes
  • Parandalimin e semundjeve te zemres pas menopauzes
  • Perforcimin e aftesive mendore konjitive
  • Lehtesimin e gjendjeve depressive
  • Parandalimin e depresionit “post partum”
  • Trajtimin e semundjeve autoimunitare si “Lupus”, “Hashimoto”, “Skleroza Multipla”
  • Parandalimin e kancerit te gjirit dhe zorres se trashe

Si ndikon vaji i peshkut ne parandalimin e kancerit?

Dietat e pasura ne omega 3 sigurojne nje konsistence me fluide te qelizave, gje qe garanton nje funksion me te mire te tyre. Pervec se kane me shume aftesi te perthithin lende ushqyese dhe te largojne mbetjet, nje qelize me membrane fluide presupozon nje komunikim me te mire midis qelizave. Kerkimet kane treguar se mungesa e komunikimit optimal midis qelizave eshte promotore per fillimin e nje tumori. Sipas provave laboratorike, nje qelize e cila ka ne membrane acide lyrore omega 3, eshte me e mbrojtur nga kanceri, sidomos ato te gjirit.
Per me teper, vitamina D luan rol shume te rendesishem ne rregullimin e shumimit te qelizes. Per me teper, disa studime kane treguar se vitamina D ul formimin e eneve te reja te gjakut qe ushqejne tumoret, duke cuar ne vdekje te qelizes kanceroze. Kjo vitamine ka ndikim ne me shume se 200 gjene te njeriut, te cilet mund te mos shprehen si duhet ne mungese te saj.

Situatat qe mund te tregojne mangesi te omega 3:

Nuk eshte e lehte te shkepusesh simptomat qe mund te krijohen nga mungesa e acideve lyrore omega 3 nga situate te tjera shendetsore. Megjithate, pergjithesisht ato mund te jene:

  • Gjendjet depresive
  • Lodhja, shperqendrimi
  • Lekure e thate, thonj te dobet, floke te brishte
  • Dhimbje kycesh
  • Kapsllek
  • Mungese rezistence fizike, vecanerisht gjate ushtrimit
  • Ftohje te shpeshta

Kush duhet ta perdore vajin e melcise se merlucit?

Duke qene se yndyrnat omega 3 dhe vitamina D jane dy lende ushqyese – mangesia e te cilave haset shume shpesh, ky vaj rekomandohet vecanerisht per femijet e vegjel, adoleshentet, grate ne menopause, personat me tregliceride te larta, burrat pas te dyzetave dhe mosha e trete.

Depresioni i femijeve dhe omega 3

Ne kohet e sotme moderne eshte rritur shfaqja e depresionit te femijet e vegjel. Ne te njejten kohe, kerkimet kane treguar se konsumi i yndyrnave omega 3 nga femijet ka arritur nivele shume te uleta. Disa studime klinike kane evidentuar se marrja e suplementeve me omega 3 nga femijet me depresion ka rezultuar ne permiresim te rendesishem. Gjithashtu, femije me Crregullime te Perqendrimit jane permiresuar ndjeshem nga plotesimi me omega 3 ne disa studime, edhe pse jo ne te gjitha rastet. Gjithsesi, femijet me hiperaktivitet dhe mungese perqendrimi, si dhe femijet obez rezultojne shume me shpesh me mungese te acideve lyrore omega 3.

Efektet anesore te vajit te melcise se merlucit

Duke qene se suplementet me vaj nga melcia e merlucit jane te pasur ne vitamin A, ky pordukt nuk rekomandohet per grate shtatzane
Ne kombinim me mjekim per hollimin e gjakut duhet evituar konsumi i acideve lyrore omega 3.
Suplemente te ndryshme kane perpunim te ndryshem. Eshte mire te siguroheni per pastertine e produktit pasi ka peshq te cilet mund te jene te kontaminuar nga metalet e renda.

Ku ta gjeni?

Suplementi qe ne rekomandojme eshte i kompanise Vitabiotics i cili eshte vleresuar per nje pasterti te larte, i prodhuar ekskluzivisht nga merluc te eger, te parrezikuar nga zhdukja, nepermjet nje peshkimi miqesor per ekosistemin ujor dhe vetem ne ujrat e ftohte te Norvegjise. Ky produkt gjendet ne te gjitha farmacite e Tiranes dhe rretheve.

Doza e perditshme:

10ml/dite per te rriturit
5ml/dite per femijet mbi 5 vjec deri 12 vjec
Per femije me te vegjel se 5 vjec konsultohuni me pediatrin tuaj.

Kohezgjatja e perdorimit

Meqene se vendi yne ka mjaftueshem ore diellore, plotesimi me vaj te melcise se merlucit eshte i nevojshem vetem gjate muajve te dimrit, duke bere pushim 1 muaj ne mes.

Kujdes: grate shtatzane e kane gjithashtu te nevojshem plotesimin me omega 3 dhe vitamine D, por duke qene se vaji i melcise se merlucit permban edhe vitamine A, ai duhet evituar ne shtatzani dhe duhen zgjedhur suplemente te tjere me te pershtatshem.