+355 4 224 8981

Vitaminat dhe mineralet jane thelbesore per shendetin

Trupit tone i nevojiten 30 vitamina dhe minerale cdo dite

Publikuar më 28 Janar 2017, në Suplemente

Njohurite baze mbi vitaminat dhe mineralet

Cdo dite, trupi yne prodhon lekure, muskuj dhe kocka. Ai ben me 10-ra mijera rruaza te reja te kuqe qe transportojne lendet ushqyese dhe oksigjen ne cdo qelize tonen, dhe prodhon nje mori rruazash te bardha qe luftojne patogjenet. Neuronet tona dergojne sinjale elektrike duke pershkuar mijera kilometra monopatesh te trurit dhe trupit, indet tona formojne mesazhe kimike prej proteinash dhe acidesh lyrore qe percohen nga organi ne organ, duke dirigjuar gjithe instrumentat qe orkestrojne jeten tone.
Per te realizuar gjithe kete pune, nevojiten lende te ndryshme materiale. Ketu perfshihen 30 lloje vitaminash dhe mineralesh te cilat trupi yne nuk i prodhon dot. Sikurse ne nje koncert, keto lende performojne mijera role te ndryshme ne organizmin tone, nga mirembajtja e kockave dhe sherimi i plageve, deri te forcimi i sistemit imunitar, kthimi i ushqimit ne energji, si dhe riparimi i demtimit te indeve.
Vitaminat dhe mineralet quhen thelbesore sepse trupi yne nuk e ka aftesine ti prodhoje, dhe quhen gjithashtu edhe “mikronutriente” ose “mikroushqyes” – jo sepse roli i tyre eshte me i vogel, por sepse sasia e tyre e nevojshme eshte mjaft e vogel, (ne ndryshim nga makronutrientet si karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat, te cilet nevojiten ne sasi te bollshme). Gjithsesi, nese keto mikroushqyes nuk merren ne sasine e nevojshme, pasojat jane te medha. Semundjet te cilat i kane bere shume te njohura keto mangesi jane Skorvuti – mungesa e vitamines C, Beri-Beri – mungesa e vitamines B1, Pellagra – mungesa e vitamines B3, rakitismi si pasoje e vitamines D, etj. Ne ditet e sotme, mungese e vertete e nje vitamine apo minerali eshte me e rralle. Por, marrja e tyre ne sasi te pamjaftueshme eshte nje fenomem teper i perhapur ne kohet moderne, duke shkaktuar nje sere semundjesh madhore si ato te zemres, osteoporoze dhe kancer. Prandaj, termi me i sakte do te ishte “pamjaftueshmeri” dhe jo mangesi.

Si te dallosh nese ke mangesi?

Kjo nuk eshte dhe aq e lehte. Ka shume debate ne vleresimin e statusit ushqimor per sa i perket mikroushqyesve dhe si rrjedhoje ka edhe shume abuzime ne marketingun dhe pretendimet e suplementeve. Normalisht, nje diete e ekuilibruar mire i ploteson nevojat kenaqshem. Kjo diete i referohet konsumit te mjaftueshem te perditeshem te fruta – perimeve, fasuleve, drithrave te paperpunuar, dhe burimeve proteinike pa e tepruar me yndyre dhe duke preferuar vajin e ullirit ne gatim. Por, duke marre parasysh se po i largohemi gjithnje e me shume ushqimit te larmishem e te fresket, suplementet jane te nevojshem ne korrigjimin e mungesave qe po zene vend gjithnje e me shume, si pasoje e kequshqyerjes.

Vitaminat kundrejt Mineraleve

Cfare eshte nje vitamine?

E shpjeguar thjeshte, nje vitamine eshte nje substance organike e prodhuar nga nje bime ose kafshe, e cila nevojitet ne sasi minimale por me rendesi jetike per njeriun. Fjala vitamine vjen nga latinishtja ku pjesa “vit” do te thote “jete". Pervec vitamines D, te cilen njeriu eshte i afte ta prodhoje vete nga rrezet e diellit, asnje prej vitaminave te tjera nuk prodhohet ne organizem dhe keshtu duhet te merren nga ushqimi.

Cfare jane mineralet?

Nje mineral eshte nje element inorganik, i cili vjen nga shkembinjte, dheu, ose uji nderkohe qe, ne trupin tone hyn nepermjet nje bime qe e ka perthithur nga ambjenti ku eshte rritur, ose nga nje kafshe qe e ka ngrene ate bime. Ne planetin tone njihen shume minerale por vetem pak prej tyre jane te nevojshem per ne.
Nje ndryshim tjeter mes mineraleve dhe vitaminave eshte se keto te fundit shperbehen nga nxehtesia, ajri dhe aciditeti, ndersa mineralet jane elemente me te thjeshte dhe e ruajne strukturen e tyre kimike. Mineralet e gjejne shume kollaj rrugen per ne trupin tone nepermjet bimeve, peshkut, kafsheve dhe lengjeve qe ne konsumojme. Eshte me e veshtire per vitaminat te mberrijne ne organizem pasi faktore si gatimi, nxehtesia apo ajrimi e magazinimi mund ti shperbejne keto substanca mjaft delikate.
Pavaresisht ndryshimeve te tyre, vitaminat dhe mineralet bashkeveprojne njeri me tjetrin per te ofruar punen e tyre me rendesi jetike per ne. P.sh., vitamina D mbeshtet perthithjen e Kalciumit nga ushqimi qe arrin ne aparatin tretes, duke mbrojtur ne kete menyre kockat. Vitamina C ndihmon perthithjen e hekurit. Gjithsesi, marredhenia mes tyre nuk eshte gjithmone bashkepunuese, p.sh., vitamina C e marre me teprice pengon trupin te perthithe bakrin – teper i rendesishem per formimin e hemoglobines, ndersa edhe nje teprice minimale e mineralit Manganez mund te perkeqesoje mungesen e hekurit. 

Llojet e vitaminave dhe mineraleve

Vitaminat qe treten ne uje jane:

  • Kompleksi i vitaminave B (B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9, acidi folik)
  • Vitamina C

Keto vitamina treten ne uje dhe jane te depozituara ne hapesiren ujore te ushqimeve. Ato perthithen direkt nga aparati tretes ne gjak, pasi ushqimet shperbehen apo suplementet treten. Meqene se ne perbehemi ne nje perqindje te madhe nga uji, keto substanca qarkullojne lirshem ne trupin tone (pervec vitamines B6 e cila eshte e depozituar kryesisht ne muskuj).
Veshkat jane ato qe rregullojne vazhdimisht nivelin e ketyre vitaminave duke i eliminuar ato me urinen, ne menyre qe te parandalohet mbidoza e tyre. Pikerisht per kete arsye, veshtire se mund te pesoje dikush intoksikim nga keto lloj vitaminash. Megjithate ka perjashtime. Nese vitamina B6 merret disa here me shume se sasia e rekomanduar, mund te demtoje nervat dhe te shkaktoje mpirje dhe dobesi muskulare.
Pjesa me e madhe e vitaminave te tretshme ne uje largohen shpejt nga trupi yne, ndersa pak prej tyre mund te qendrojne per nje kohe me te gjate. Ne mund te depozitojme nje sasi te vitamines B12 ne melci. Gjithashtu depot e acidit folik dhe vitamines C mund te na furnizojne per 2-3 dite. Megjithate, duhet kuptuar se marrja e mjaftueshme e ketyre vitaminave nepermjet ushqimit te perditshem eshte shume e rendesishme per mireqenien tone.

Roli i tyre

Nje nga rolet me te rendesishme te vitaminave te kompleksit B eshte prodhimi i energjise nga ushqimet. Vitaminat B6, B12 dhe acidi folik mbeshtesin shumimin e qelizave. Ndersa nje nder veprimtarite me te rendesishme te vitamines C eshte formimi i kolagjenit, i cili “qep” plaget, forcon enet e gjakut dhe perben bazen per mbeshtetjen e dhembeve dhe kockave.

Vitaminat qe treten ne yndyre

Keto vitamina jane:

  • Vitamina A
  • Vitamina E
  • Vitamina D
  • Vitamina K

Keto vitamina treten vetem ne yndyre, per kete arsye ato nuk mund te qarkullojne ne tjeter menyre ne organizmin tone. Pasi konsumohen me ushqimin, ato depertojne ne gjak nepermjet sistemit limfatik dhe qarkullojne vetem nen shoqerine e nje eskorte proteinike, e cila ju siguron ketyre substancave bashkeveprimin me hapesiren ujore qe mbizoteron trupin e njeriut, si ne gjak edhe ne qelize.
Se bashku, keto vitamina riparojne gjithe trupin tone. Vitamina A, D dhe K jane thelbesore per formimin e kockave. Vitamina A gjithashtu mbeshtet shendetin e qelizes dhe shikimit – por, pa vitaminen E, trupi yne do kish shume veshtiresi te perthithe dhe te magazinoje vitaminen A. Vitamina E vepron edhe si nje antioksidant i fuqishem duke mbrojtur qelizat e sidomos ADN-ne nga demtimet prej molekulave te paqendrueshme, te cilat sulmojne qelizat e shendosha per te fituar qendrueshmeri kimike per vete.
Keto vitamina depozitohen ne qelizat tona dhjamore dhe ne melci nga ku clirohen sipas nevojes. Edhe pse, organizmi yne perpiqet te largoje sasite e panevojshme, nese konsumi i tyre eshte i tepruar ne vazhdimesi, shfaqet rreziku i intoksikimit. Gjithsesi, intoksikimi nuk para ndodh nga konsumi i tyre me ushqimin, por me marrjen e pakontrolluar prej suplementeve.

Mineralet

Mineralet qe gjenden ne sasi me te medha ne organizmin e njeriut.

  • Kalciumi
  • Klori
  • Magnezi
  • Fosfori
  • Kaliumi
  • Natriumi
  • Sulfuri

Trupi yne depoziton relativisht sasi te medha nga mineralet –natrium, klor, kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe sulfur.
Kalciumi dhe sulfuri, seicili korrespondon ne 0,5kg te peshes sone. Edhe pse ne sasi me te medha, keto minerale nuk jane me te rendesishem per shendetin e njeriut se ato qe gjenden ne sasi me te vogel.
Nje nga rolet e tyre kryesore eshte mbajtja e ekuilibrit elektrik te membranave te te gjithe qelizave te trupit – nje ekuiliber thelbesor per komunikimin midis qelizave dhe transportin e lendeve ushqyese brenda dhe jashte saj. Tre mineralet e tjere te kesaj kategorie, kalciumi, fosfori dhe magnezi, kane veprimtari te ngjashme, dhe gjithashtu jane te nevojshme per formimin e kockave. Sulfuri ndihmon qendrueshmerine e struktures proteinike qe formon floket, lekuren dhe thonjte.
Te pasurit me teprice te nje minerali mund te shkaktoje mangesi te nje minerali tjeter. P.sh., kur natriumi rritet ne qarkullim, trupi e largon ate duke e lidhur me kalciumin. Kjo do te thote se kur konsumojme shume kripe, ne rrezikojme te humbasim kalcium, dhe nese kjo behet per nje kohe te gjate, mund te rezultoje ne dobesim te kockave. Shume fosfor mund te ule perthithjen e magnezit. Kjo zakonisht ndodh rralle nga ushqimi. 

Mineralet qe gjenden ne sasi te vogla ne organizem

  • Kromi
  • Bakri
  • Flori
  • Jodi
  • Hekuri
  • Manganezi
  • Molivdenumi
  • Seleniumi
  • Zinku

Sasia e ketyre mineraleve ne trupin tone mund te futet e gjitha ne nje gishtez. Por kontributi i tyre eshte i jashtezakonshem. Ato kryejne pune te ndryshme, p.sh., hekuri njihet per transportin e oksigjenit ne cdo qelize ndersa flori per forcimin e kockave dhe dhembeve. Zinku ndihmon mpiksjen e gjakut, eshte i domosdoshem per shqisen e shijes, nuhatjes, dhe ushqen sistemin imunitar. Bakri ndihmon formimin e enzimave, nje prej te cilave asiston ne metabolizmin e hekurit dhe formimin e hemoglobines, e cila mbart oksigjenin ne gjak, kurse kromi eshte i domosdoshem ne perdorimin e sheqerit.
Edhe keto minerale mund te nderveprojne me njeri – tjetrin duke prishur disa ekuilibra. Teprica e njerit mund te shkaktoje mangesi te tjetrit. Marrja e pamjaftueshme e ketyre mineraleve mund te shkaktoje semundje si hipotiroidizem per shkak te mungeses se jodit dhe anemi per shkak te mungese se hekurit. Por kujdes, diferenca midis “mjaftueshem” dhe “me tepri” eshte shume e vogel. Pergjithesisht teprica te rrezikshme nuk paraqiten prej ushqimit te zakonshem. Ndersa marrja e suplementeve duhet te behet pas keshillimit me specialstin ne menyre qe te sherbejne ne korrigjim te mangesive pa shkaktuar teprice te tyre.