+355 4 224 8981

Kek me vaj ulliri

Te embelsohesh shendetshem

Publikuar më 25 Janar 2017, në Receta

Kek me vaj ulliri

Perberesit

  • 2
kupa* miell (perzieni 1 kupe miell te zakonshem me 1 kupe integral)
  • 1 3/4
kupa sheqer kane
  • 1 1/2
kripe
  • 1/2 
lv baking soda
  • 1/2
lv baking powder
  • 1 
kupe vaj ulliri
  • 1 1/4
kupa qumesht
  • 3 
veze te medha
  • 1 1/2
luge te medha lekura portokalli
  • 1/4
kupe leng portokalli
  • 1 dore arra te thermuara

Pergatitja:

  1. Ndizni furren ne 180grade Celcius. Vendosni pak vaj ne tepsi.
  2. Ne nje tas perzjeni: miellin, sheqerin, soden. Ne nje tas tjeter perzjeni: vajin, vezet, lekurat dhe lengun e portokallit dhe qumeshtin. I shtoni perberesit e thate; perzjeni deri sa te behen uniform.
  3. Vendosni brumin ne tepsi dhe piqeni per rreth 1 ore, sa te marre ngjyre te arte pjesa e siperme dhe prova me thike te dale e paster nga brendesia. Lereni te ftohet per 30min dhe me pas e zhvendosni ne enen e preferuar. Lereni 2 ore te ftohet krejtesisht.

*kupa i referohet volumit prej 240ml = me 1 gote uji