+355 4 224 8981

Anemia si pasoje e mungesave ushqimore

Cfare duhet te keni parasysh kur merrni hekur

Publikuar më 24 Janar 2017, në Këshilla

Anemia si pasoje e mungeses se hekurit

Mungesa e hekurit eshte mungesa ushqimore me e perhapur ne bote. Kjo magesi prek rreth 2 miliarde njerez ne bote. Edhe pse shkenca ka perparuar shume dhe informacioni eshte mjaft kollaj i arritshem, ¼ e popullsise se botes mbetet anemike, gjysma prej te cileve e pesojne si pasoje e mungeses se hekurit ne ushqim.
Ne meshkujt adult dhe ne moshen e trete, kjo anemi shkaktohet si pasoje e humbjes kronike te gjakut. Te femijet dhe grate, anemia mund te rezultoje si pasoje e marrjes se pamjaftueshme te hekurit nga dieta, humbje te gjakut, prodhim i ulet i rruazave te kuqe ose shtatzani te shpeshta afer e afer.
Pergjithesisht, 90% e hekurit qe hyn ne organizem riperdoret dhe ushqimi zevendeson humbjet e pakta te tij nepermjet djerses, feceve, flokeve, thonjve dhe urines, ndersa te grate ne periudhen e riprodhiimt zevendeson humbjen nepermjet ciklit menstrual.

Me te prekurit nga anemia

Anemia e mungeses se hekurit eshte me e shfaqur te femijet, vajzat adoleshente, sportistet dhe grate ne moshe riprodhuese.
Bebet qe ushqehen me qumesht lope perpara kohe, mund te shfaqin humbje te gjakut nepermjet aparatit tretes dhe te kalojne ne anemi.
Personat qe vuajne nga semundje inflamatore te aparatit tretes mund te jene gjithashtu te rrezikuar nga anemia.
Nje pjese e mire e personave anemik mund te shfaqin “Pica” – nje crregullim qe karakterizohet nga deshira per te konsumuar lende jo ushqyese si akull, shkumes etj.

Si konstatohet mungesa e hekurit dhe anemia?

Matja e ferritines ne gjak eshte treguesi me i sakte i hekurit ne organizem. Nivelet e hemoglobines dhe hematokritit jane gjithashtu tregues te mjaftueshmerise se hekurit per formimin e rruazave te kuqe. Por, keto dy te fundit nuk tregojne fazat fillestare te mungeses se hekurit. Fillimisht trupi e rregullon nivelin e hekurit ne gjak duke e marre ate nga depozitat ne formen e ferritines dhe keshtu mund tja dale per njefare kohe, deri sa depozitat te mbarojne dhe te reflektoje ne ulje te hemoglobines dhe hematokritit, pra ne anemi.

Perthithja e hekurit

Kur depozitat e hekurit zbrazen, organizmi rrit automatikisht perthithshmerine e tij. Burime te mira te hekurit jane melcite, fasulet e bardha, mishi i vicit, mishi i erret i shpendve, toni i fresket, frutat e thara dhe molusqet. Hekuri i mishit ka perthithshmerine me te larte. Hekuri i ushqimeve bimore ndikohet tejmase nga ushqimet e tjera qe konsumohen me to. Prezenca e nje sasie te vogel mishi e rrit shume biodisponibilitetin e hekurit te ushqimeve bimore, si dhe prezenca e aciditetit e ben ate me te perthithshem, si portokalli, domatet, qitro, specat e kuq, kivi dhe brokoli.
Personat me aciditet te ulet te stomakut jane me te rrezikuar te shfaqin mungese hekuri. 

Ushqimet qe nuk duhen konsumuar bashke me hekurin

  • Caji jeshil
  • Kafja
  • Drithrat me krunde
  • Soja
  • Qumeshti
  • Kakao, cokollata

Kujdes: femijet e moshes nen 2 vjec nuk duhet te konsumojne me shume se 500ml qumesht ne dite.

Kur merrni supplement hekuri

  • Te gjithe personat qe shfaqin anemi si pasoje te mungeses se hekurit duhet te marrin hekur plotesues.
  • Mos i jepni kurre femijeve hekur pa u keshilluar me mjekun pasi pasojat e mbingarkeses me hekur jane teper te rrezikshme per ta.
  • Suplementi i hekurit duhet marre te pakten 2 ore larg mjekimeve te tjera. Marrja e hekurit mund te pengoje veprimtarine e ilacit te tiroides (levotiroxinen), antibiotikeve dhe antidepresiveve.
  • Hekuri ne formen “ferrous sulfate” eshte me i perthithshem nga format e tjera. Ky lloj hekuri mund te merret bashke me ushqimin ne ndryshim nga forma “ferric" e cila duhet te merret larg ushqimit.
  • Permiresimet ne nivelet e hemoglobines mund te duan nga 4 deri ne 30 dite te behen te dukshme ne testin e gjakut. Plotesimi me hekur duhet te vazhdoje te pakten 2 muaj pasi nivelet e hemoglobines rikthehen ne norme, ne menyre qe te mbushen depozitat te cilat nevojiten 1-3 muaj te plotesohen. Nivelet optimale te ferritines jane 40 -60microgram/L
  • Ne shume rste, femije te shendetshem te ushqyer ekskluzivisht me qumesht gjiri, mund te kene nevoje per plotesim me hekur te bio-disponueshem.

Nuk eshte vetem hekuri i rendesishem per anemine

Perthithja e hekurit varet nga konsumi i mjaftueshem i bakrit, vitamins C dhe aciditetit te stomakut. Suplemente si Kalciumi mund ta ulin perthithjen e hekurit. Hipotiroidizmi mundet te shkaktoje gjithashtu mungese hekuri. Hemoglobina prodhohet nga proteina, hekur dhe baker. Marrja e suplementeve me sasi te medha Zinku mund te ule nivelin e bakrit ne gjak.
Rruazat e kuqe prodhohen ne saje te vitamines B12, acidit folik dhe aminoacideve, prandaj eshte shume e rendesishme qe dieta te jete e mjaftueshme ne keto perberes te cilet permbahen kryesisht te:

  • Mishi i kuq, melcite, shpretka
  • Fasulet, thjerrzat
  • Panxahri i kuq
  • Lengu i portokallit, qitros, limonit
  • Brokoli, lakra, asparagu
  • Bizelet, patatet
  • Rrushi i thate

Keshille e fundit

Sa here qe shihni te udhes te merrni nje suplement ushqimor, keshillohuni me pare me mjekun dhe sigurohuni per dozen e duhur dhe elementet e tjere qe mund te ndikojne apo ndikohen nga hekuri. Ne menyre qe te mos shkoni per te rregulluar nje parameter dhe prishni dhjetra te tjere.