+355 4 224 8981

Vetite kurative te mjaltit te marese

Mjalti me forcen me te larte antioksiduese

Publikuar më 17 Janar 2017, në Super Ushqime

Mjalti i marese – mjalti me forcen me te madhe antioksiduese

Mjalti i marese eshte nje mjalte me veti te cmuara kurative. Nder shekuj ai eshte perdorur si detoksifikues per melcine, diuretik, anti-asmatik, antiseptik vecanerisht per rruget urinare dhe per te permiresuar qarkullimin. Ai njihet vetem ne zonat mesdhetare si Shqiperia, Portugalia, Italia, Korsika dhe Greqia. Ky mjalte dallon per nje shije vecanerisht te fresket por edhe pak te hidhur. Mjalti i marese permban nje acid fenolik te quajtur Acid Homogentisik, i cili ka force antioksiduese teper te fuqishme.

Studime te pesevjecarit te fundit mbi forcen antioksiduese te llojeve te ndryshme te mjaltit, kane vecuar mjaltin e marese si mjaltin me fuqine me te madhe ne eliminimin e radikaleve te lira dhe neutralizimin e stresit oksidues ne organizem. Shkencetare portugeze kane krahasuar 39 lloje mjalti lulesh, perfshire mjalte trumze, eukalipti, portokalli, mareje dhe akacie te bardhe. Mjalti i marese rezultoi me permbajtje me te larte te kalciumit, magnezit dhe hekurit, se bashku me mjaltin e eukaliptit. Ndersa forca antioksiduese ishte dallueshem me e larte te mjalti imarese me nje permbajtje te substancave fenolike me shume se 600mg ekuivalente te acidit galik (GAE).
Krahasuar me mjaltin e geshtenjes dhe te hikerrorit, ai i marese dallon per force edhe me te larte antioksiduese.

Sasia e rekomandueshme

Konsumi i 2-3 lugeve te medha ne dite eshte i mjaftueshem per te perfituar nga vlerat ushqyese te ketij mjalti. Ai mund te merret sic eshte, i holluar me uje ose si pjese e salcave te ndryshme te sallatave. 

  • Kujdes: femijet nen moshen 2 vjec nuk duhet te konsumojne mjalte!
  • Ky mjalte permban njesoj sheqer si llojet e tjera prandaj personat qe vuajne nga diabeti duhet tallogarisin ate ne sasine ditore te karbohidrateve qe duhet te konsumojne.