+355 4 224 8981

Si kombinohen erzat?

Nje udhezues i kombinimit te erzave ne gatim

Publikuar më 31 Dhjetor 2016, në Këshilla

Si t’i perdorni erzat ne gatimet tuaja

Perdorimi i erzave ne gatim eshte nje arme e forte per te rritur cilesine dhe vlerat ushqyese te tij dhe jo vetem, eshte nje menyre e mire per te ulur nevojen e perdorimit te kripes. Ja si mund te beheni me kreativ ne kuzhine me perdorimin e erzave:

  • Borziloku: Perdoreni ne salca, perime, pjata me veze dhe sallata.
  • Dafina: Vendoseni per te dhene arome ne supa dhe gjelle.
  • Speci i kuq Kajen: Ju jep mundesine te beni me pikante perimet, mishin, vezet, gjellet dhe salcat.
  • Koriander: Shtojeni te drithrat si orizi dhe te recetat Meksikane.
  • Kanella: Kombinojeni me fruta, drithra te gatuar si tershera ose tosti me veze.
  • Kumeli (qimnon): Shkon ne gjelle, drithra, qiqra, patate, perime, mish pule dhe peshk.
  • Pluhuri kerri: Kombinojeni me perime, pule dhe mish.
  • Koper: Shkon shume mire me peshk, kastraveca, kos, laker te bardhe dhe veze.
  • Hudher: Perdoreni me perime, ne salca dhe supa.
  • Xhinxher: Shtojeni ne perimet e tiganit, ne supa dhe sallata.
  • Rigoni: Vendoseni ne salca, perime, drithra te gatuar, mish dhe pule.
  • Paprika (speci i kuq i embel): Perdoreni ne supa, gjelle, fasule, peshk, mish dhe pule.
  • Majdanozi: Ze vend shume mire si garnityre ne supa, gjelle, sallata dhe perime.
  • Rozmarina: Vendoseni ne pjekjen e perimeve, kerpudhave, tubereve, mishit dhe pules.
  • Sherebela: Shkon shume me perimet e dimrit, supat dhe mishin e pules.
  • Turmerik: perdoreni te orizi, purete, supat dhe salcat.