+355 4 224 8981

Skema e ushqimit ditor per femije nga 1 - 12vjec

Sasia e rekomanduar e racioneve ditore te ushqimit

Publikuar më 21 Dhjetor 2016, në Nënat dhe Fëmijët

Ushqimi ne vitet e pare te jetes

Pas vitit te pare te jetes, ritmi i rritjes ulet dhe si pasoje oreksi nuk eshte me njesoj, dicka qe nuk duhet ti shqetesoje prinderit. Femijet shfaqin me pak interes per ushqimin. Ndodh shpesh qe ushqime te preferuara me pare, te refuzohen ose te kerkohet vazhdimisht i njejti ushqim. Kjo sjellje mund te jete shenje e nje “merzitie” me ushqimin e zakonshem. Prinderit shqetesohen me sjelljen - deri diku acaruese te femijeve karshi ushqimit. “Betejat” per kontrollin mbi ushqimin jane te kota; ju nuk mund te detyroni nje femije te haje me zor. Mbani mend, kjo periudhe eshte kalimtare.
Detyra e prinderve eshte te vendose nje regjim me orare te rregullta te 5-6 vakteve dhe te ofroje pjata me perberje ushqyese. Detyra e femijes eshte te konsumoje ushqimin sipas preferences dhe oreksit te tij. Pra, prindi vendos mbi orarin dhe llojin e ushqimit, si dhe ka per detyre te kufizoje sjellje te demshme. Eshte mire qe ata te ofrojne larmi duke perfshire edhe ushqimet e preferuara te femijes se tyre ne pjate.

Rekomandimet e sasise ditore te racioneve ushqimore per femijet e moshes nga 1 – 12vjec

Mosha 1-3 vjec

Drithra

Buke: ½ fete
Oriz, makarona, patate: ¼ -1/2 filxhan*
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ¼ - ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 20gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: 2-4 luge te medha
Te pagatuara: disa copeza (jo te forta), nese femija mundet te bluaje mire

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke, etj: ½ -1 te vogel, ne rast se femija bluan mire
Komposto: 2-4 luge te medha
Leng: jo me shume se 90-120ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: 60 – 120ml
Djathe: 20gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 30 – 60gr
Veze: ½ - 1
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 1 luge te madhe
Fasule te gatuara:4-5 luge (thjerrza, fasule, qiqra).
*Ne kete moshe duhet ber shume kujdes me ushqime ne forme kokrrash si fasulet, kikiriket, qiqrat, bajamet, lajthite, qershite, pasi perbejne rrezik mbytjeje.

Mosha 4-6vjec

Drithra

Buke: 1 fete
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 30gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: 3-4 luge te medha
Te pagatuara: disa copeza

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke: ½ - 1 te vogel
Komposto, pure: 4 – 8 luge te medha
Leng: 120ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: ½ - ¾ filxhan
Djathe: 30gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 30- 60gr
Veze: 1 - 2
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 2 luge te medha
Fasule te gatuara: 4-8 luge (thjerrza, fasule, qiqra).

Mosha 7 – 12vjec

Drithra

Buke: 1 fete
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 30gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: ½ filxhan
Te pagatuara: ½ - 1 filxhan

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke: 1 - 2 te vogla
Komposto: 8 luge te medha
Leng: jo me shume se 150ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: 1 kupe
Djathe: 45gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 60gr
Veze: 1 - 2*
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 2 luge te medha
Fasule te gatuara: 1 filxhan (thjerrza, fasule, qiqra).

Keshilla

  • Perfshini drithra te plote dhe nenproduktet e tyre si buke me krunde, makarona dhe oriz kaf.
  • Perfshini te pakten 1 racion zarzavat gjethor jeshil si spinaqi, rukola, pazia, sallata jeshile, ose 1 racion zarzavat te verdhe si kungulli dimeror, karrotat, patatja e embel. Kjo, per te siguruar vitaminen A, e domosdoshme per shikimin e femijeve.
  • Perfshini te pakten 1 burim te mire vitamin C nga frutat ose perimet si specat e kuq, agrumet, kivi, domatet, luleshtrydhet, brokoli.

*Konsumi i perditshem i vezes rekomndaohet gjeresisht per faktin se vezet jane nje burim i nje shumellojshmerie dhe sasie te madhe lendesh ushqyese te cmuara, ne raport me kalorite qe permban. Ajo permban nutriente vecanerisht te nevojshem per rritjen dhe sidomos per trurin e femijeve. Femijet qe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare duhet te konsultohen me specialistin per keshillim me te personalizuar mbi konsumin e vezeve.

*filxhani i referohet atij te cajit me vellim = 120ml

*Kjo skeme eshte orientuese, ajo mund te mos jete e pershtatshme per te gjithe femijet, sidomos ata qe mund te vuajne nga patologji te ndryshme.

Kjo skeme eshte e modifikuar me rekomandimet e rifreskuara shkencore, te botuara ne manualin e dietologjise "Krause - Food & The Nutrition Care Process", botim i 14-e, Elsevier 2017