+355 4 224 8981

Kur ushqimi mund te te vrase

Njihuni me alergjine ushqimore ne menyre qe ta trajtoni ate si duhet

Publikuar më 26 Nëntor 2016, në Këshilla

Cfare eshte alergjia ndaj nje ushqimi?

Alergji ushqimore quhet nje reaksion imunitar i trupit, i cili nxitet nga perberes te caktuar te ushqimeve – zakonisht proteina te medha ne permasa dhe te pashperbera mjaftueshem ne aparatin tretes, te cilat kalojne ne gjak dhe provokojne aktivizimin e qelizave imunitare. Keto perberes quhen alergogjen dhe trajtohen nga sistemi yne imunitar si nje trup i huaj, qe duhet te neutralizohet, keshtu prodhohen antikorpe specifike per te realizuar mbrojtjen. Keto antikorpe lidhen me qeliza te specializuara te cilat clirojne histamine dhe substanca te tjera inflamatore, kur antikorpet detektojne serish alergogjenin. Keto substanca qarkullojne ne gjak dhe shkaktojne simptoma ne aparatin tretes, lekure, sistemin respirator dhe ne sistemin e qarkullimit. (Ne disa raste, pergjigja imunitare kontrollohet nga qeliza imunitare dhe jo nga antikorpet) Ushqimet me te prirura per te shkaktuar alergji jane vezet, peshku, qumeshti, kikirikat, prodhimet e detit ne guacke, soja, frutat e thate dhe gruri.

Ndryshimi midis alergjise dhe intolerances ushqimore

Duhet kuptuar qarte se midis ketyre dy situatave ka ndryshim thelbesor. Alergjia ndaj nje ushqimi eshte reaksion i sistemit tone imunitar ndaj nje molekule – zakonisht proteine – qe permbahet ne kete ushqim. Ndersa intoleranca ndaj nje ushqimi eshte reagimi i organizmit ndaj perberesve kimik te ketij ushqimi, per shkakte nje semundje te aparatit tretes ose demtimi i tij, si dhe prej mungeses totale ose te pjesshme te nje enzime qe perpunon nje substance te caktuar qe ndodhet ne ushqimin shkaktar. Ketu nuk kemi aspak implikim te sistemit imunitar. Psh., intolerance ndaj laktozes eshte situata ku enzima, -laktaza- qe shperben sheqerin e quajtur –laktoze-, qe gjendet me shumice te qumeshti si sheqeri kryesor i tij, mungon ose prodhohet pjeserisht. Ky eshte nje crregullim gjenetik ne te cilin, geni qe eshte pergjegjes per kodimin e kesaj enzime eshte difektoz. Per kete arsye, verejme se nder individet me intolerance ndaj laktozes, ka nga ata qe e tolerojne qumeshtin ne sasi te vogla ose te gatuar se bashku me ushqime te tjera, e tolerojne kosin i cili ka me pak laktoze nga qumeshti, gjithashtu edhe djathin qe ka akoma me pak. Keta jane personat qe e prodhojne laktazen me pakice. Ata qe nuk e prodhojne fare, nuk e tolerojne qumeshtin as ne sasi te vogla.

Simptomat e nje alergjie

Simptomat e zakonshme perfshijne skuqje te lekures, krruarje, dhimbje barku, te vjella, dhe diarre. Pucrra ne lekure mundet gjithashtu te shfaqen. Reaksioni me i rrezikshem alergjik eshte anafilaksia, nje reaksion i gjithe trupit, i cili karakterizohet nga veshtiresi ne frymemarrje dhe ulje te rrezikshme te presionit te gjakut, qe mund te cojne ne shok. Personat qe pesojne alergji aq te forta sa mund te kalojne ne shok, ju nenshtrohen injektimit te menjehershem te epinefrines (ultrakortenit), e cila neutralizon histaminen.
Nje reaksion ne lekure mund te shkaktohet edhe nga vetem nje kontakt fizik me nje ushqim alergogjen. Kjo quhet syndrome e alergjise orale dhe shoqerohet nga pucrra, enjtje dhe krruarje me se shumti qe perkojne me buzet, gjuhen, gojen dhe gryken. Keto simptoma jane me te shpeshta pas konsumit te zarzavateve dhe frutave te freskta.

Eshte alergji apo jo?

Konstatimi i alergjise e ndihmon personin te evitoje shmangien e panevojshme te shume ushqimeve. Kjo eshte mjaft e rendesishme kur behet fjale per femije, pasi prinderit e tyre i privojne nga shume ushqime te cilat jane te nevojshme per rritjen dhe zhvillimin.
Diagnostikimi i nje alergjie ushqimore kerkon historikun mjekesor te detajuar te pacientit, ekzaminim fizik dhe disa analiza laboratorike. Historiku mjekesor merret ne menyre qe te kuptohet nese behet fjale vertete per nje alergji ushqimore apo helmim, intolerance ose intoksikim. Per te evidentuar ushqimet qe shkaktojne alergji, zakonisht keshillohet mbajtja e nje ditari ushqimor dhe krahas tyre simptomat e perjetuara. Ne kete ditar, personi shkruan ushqimin qe ka ngrene, kohen kur e ka ngrene kete ushqim dhe simptomat qe ka ndjere me pas. Veshtiresi ne identifikimin e ushqimeve qe mund te shkaktojne alergji paraqiten kur simptomat shfaqen disa dite pas konsumit.

Testi i lekures

Ky test vlereson pergjigen e individit ndaj ekstrakteve te ushqimeve qe futen nen lekure. Substancat qe shkaktojne skuqje dhe entje me shume se 3mm ne diameter, konsiderohen si alergogjen te mundshem. Nese nje rezultat pozitiv i testit te lekures mund te kete saktesi 50-60%, rezultati negative eshte mjaftueshem i sakte.

Testi i antikorpeve ne gjak

Matja e antikorpeve te lidhur me ushqimin ne serum, eshte nje menyre e mire per te vleresuar prezencen e alergjive. Ne pergjithesi, nje nivel i larte i antikorpeve ne gjak tregon rrezik te larte alergjie ndaj nje ushqimi. Meqene se, nje person me nivel te ulet antikorpesh ne gjak, mundet serish te shfaqe alergji, keto ekzaminime duhet te kombinohen edhe metoda te tjera diagnostikimi.

Dieta e eliminimit

Ne dieten e eliminimit, personi eviton te gjithe ushqimet qe mund te shfaqin alergji dhe pasi simptomat te largohen, i rivendos ushqimet nje nga nje duke verejtur se cili prej tyre mund te jete shkaktar i nje reaksioni.

Provokim nga goja i ushqimit

Kjo eshte nje metode e arte per te evidentuar alergji ndaj nje ushqimi dhe praktikohet me marrjen nga goja te ushqimit te dyshimte, ne nje doze qe percaktohet nga mjeku specialist. Gjithsesi, ky test nuk praktikohet ne persona me alergji te forta qe mund te cojne ne anafilaksi.

Si kontrollohet nje alergji ushqimore

Zakonisht, keto situata kontrollohen duke eliminuar te gjithe ushqimet e dyshimta. Por individi duhet te tregohet i kujdesshem dhe te jete ne gjendje te njohe ingrediente te fshehte te nje ushqimi prej te cileve mund te jete i perbere.

Alergjia ndaj qumeshtit

Qumeshti dhe proteinat e tij jane perberes te shumeperdorur ne pergatitjen e shume ushqimeve te gatshme. Personat qe vuajne nga alergjia ndaj qumeshtit duhet te evitojne cdo lloj qumeshti dhe produkti qe pergatitet prej tij. Ne kete rast, plotesimi i nevojave ditore ne kalcium eshte i veshtire dhe per kete keshillohet marrja e nje suplementi. Alergjia ndaj qumeshtit mund te ngaterrohet me intolerance ndaj laktozes e cila eshte krejtesisht tjeter situate, por te dyja mund te rezultojne ne dhimbje barku dhe diarre.
Kujdes: alergjia ndaj qumeshtit do te thote se personi nuk e toleron kete ushqim as ne sasi minimale dhe ne asnje lloj forme, ndryshe nga intoleranca ndaj laktozes e cila mund te mos shkaktoje pasoja kur qumeshti eshte i gatuar dhe i kombinuar me produkte te tjera si psh nje pastico apo i perpunuar si psh djathi.

Alergjia ndaj vezes

Edhe vezet, ashtu sikurse qumeshti, perdoren gjeresisht ne recetat e gatimeve te ndryshme, vecanerisht ne pergatitjen e produkteve te gatshme. Personat me alergji ndaj vezes duhet te evitojne vezet e cdo lloj shpendi. Duke qene se disa vaksina si ajo e gripit, e terbimit dhe e temperatures se verdhe, pergatiten duke perdorur embrion vezesh, personat me alergji ndaj vezes duhet ti evitojne.

Alergjia ndaj kikirikeve

Disa persona me kete alergji mund te kene pasoja teper te rrezikshme, duke perfshire ketu edhe anafilaksine, si pasoje e ekspozimit edhe ndaj nje sasie minimale kikirikesh. Edhe pse, alergjia ndaj kikirikeve nuk eshte e thene te shoqerohet nga alergji ndaj frutave te tjere te thate, pacientet bejne mire te evitojne edhe keto te fundit per shkak te kontaminimit gjate pergatitjes dhe paketimit te tyre.

Alergjite mund te kalojne me kohen

Duke qene se alergjite i detyrojne njerezit te ndjekin programe teper strikte ushqimore dhe mjaft te lodhshme ne afat te gjate kohor, keshillohet nje rivleresim i herepashershem i tyre, pasi shume lloje alergjish mund te zhduken me kohen. Pjesa me e madhe e femijeve, shfaqin alergji ndaj vezes, qumeshtit grurit dhe sojes per 5 vitet e pare te jetes. Ndersa alergjite ndaj kikirikeve dhe frutave te thate si dhe frutave te detit zgjasin me teper.

Ushqimet qe duhet te evitoni kur jeni alergjik

  • Alergjik nga qumeshti: margarine, salcice, prodhime pasticerie, pije dhe pluhura proteinik, cokollata, ngjyroses ose aromatizues karameli, zbardhues kafeje, salca sallatash, mish te prere dhe pergatitur ne te njejtin vend ku pergatiten e djathra.
  • Alergjik nga veza: shume prodhime pasticerie, noodles-a, makarona, majoneze, salca Cezar, Hollandez, kroketa, karamele, akullore, beshamel, pudinga, sallame, salcice, pije me kakao, salca sallatash.
  • Alergjik nga kikirikeve: Biskota, keke, prodhime brumi, cokollata, karamele, biskota proteinike ose energjike, granola, drithra mengjesi, erza indiane, salca, sallatash. Prej ardhjes ne kontakt me ushqime qe pergatiten ne te njejtin vend me kikiriket mund te kontaminohen ushqime si akulloret, gjalpet nga frutat e thate, dhe farat e lulediellit.