Sallate me panxhare dhe karrota te grira
Sa me te forta ngjyrat, aq me te shumte antioksidantet
Publikuar më 21 Nëntor 2016, në Receta
Sallate me panxhare dhe karrota te grira
Ka nje shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te medha ushqyese. Kjo eshte shume e vertete per sa i perket antioksidanteve, pasi ata ne vetvete jane pigmente, qe i japin ngjyren perkatese bimes, ne me te shumten e rasteve. Per kete arsye, ne kemi krijuar kete sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokalline e karrotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojne nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese.
Perberesit:
- 2 luge te medha leng portokalli
- 2 luge te vogla leng limoni
- 2 luge te vogla vaj ulliri ekstra te virgjer
- 1/2 luge te vogel xhinxher te fresket te grire
- 1/4 luge te vogel kripe deti
- 1 kupe karrota te grira ne fije
- 1 kupe panxhare te gjalle te grire ne fije
- 2 luge te medha nenexhik te fresket
Pergatitja:
- Perzieni ne nje tas lengun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhinxherin deri sa te behen salce e lidhur.
- Ndajeni salcen ne dy pjese dhe me secilen marinoni vec e vec karrotat dhe panxharin.
- Me pas i vendosni bashke ne nje pjate te thelle sallate, ne menyre qe te dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karrotave, dhe ne fund i hidhni persiper nenexhikun.
- Sipas deshires mund ti shtoni shege ose rrush te thate.
- Koha e gatimit: 10minuta.
- Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.