+355 4 224 8981

Pjepri i hidhur, fruti me veti kurative fantastike

Ky frut trajton diabetin dhe shkaterron qelizat kanceroze

Publikuar më 14 Nëntor 2016, në Super Ushqime

Pjepri i hidhur fruti me veti kurative fantastike

Ky frut njihet qe ne lashtesi me perdorimin e tij ne sherimin e shume patologjive nga mjeksia kineze. Se fundmi edhe mjeksia modern i ka njohur disa veti teper te dobishme per shnedetin. Te dhenat me bindese rreth ketij ushqimi tregojne ndikim ne keto kater aspekte shendetsore:

1. Rregullim i diabetit – Tipi 2

Pjepri i hidhur permban nje substance qe ka veprim te ngjashem me insulinen duke ndihmuar keshtu, uljen e nivelit te sheqerit ne gjak. Gjithsesi, duke pasur kete efekt, cdo pacient qe vuan nga diabeti duhet te jete teper I kujdesshem ne perdorimin e tij krahas mjekimit pasi mund te shkaktoje hipoglicemi. Per kete arsye, konsumi I frutit duhet te behet gradualisht, nen mbikqyrje dhe me aprovimin e emjekut.

2. Dobesim

Personat qe vuajne nga crregullime te sheqerit per shkak te rezistences ndaj insulines, jane te prirur te shtojne peshe dhe mase dhjamore. Ne kete rast, fruti ka ndikim shume pozitiv pasi, rregullimi i metabolizmit te sheqerit presupozon arritjen e nje peshe trupore optimale.
Perberes te ketij fruit aktivizojne te njejtat enzima qe clirohen pas nje ushtrimi fizik, te cilat sigurojne kalimin e glukozes Brenda qelizes ku edhe perdoret per energji.

3. Qetesim i aparatit tretes

Konsumi i pjeprit te hidhur ndikon ne menyre curative per ulceren e stomakut, duodenit, si dhe per kolitin. Ky frut mund te perdoret ne forme plotesuese kur vuani nga ulcera, gastriti apo inflamim i zorreve.

4. Eliminim i qelizave kanceroze

Disa ekstrakte te ketij fruti jane zbuluar te kene efekt toksik per qeliza kanceroze te kokes dhe qafes, ne nje studim te fundit. Vetem nje vit me pare, nje tjeter studim ka treguar veprimtari antikanceroze ndaj qelizave te vezoreve dhe te gjirit.
Gjithsesi, konsumi i tij mund te nderveproje me terapine keshtu qe duhet patjeter mbikqyrja e mjekut ne rast se konsumohet.

Pjepri i hidhur sherben sin je ushqyes i mire i melcise dhe ndihmon shendetin e lekures ne rastet e psoriazes dhe aknes. Ai eshte nje burim substancash kimike te cilat perforcojne mekanizmat tane mbrojtes.

Si ta konsumoj pjeprin e hidhur?

Ashtu sikurse edhe emri e tregon, ky frut eshte mjaft i hidhur. Gjithsesi me gatimin kjo hidhesi mund te evitohet, njesoj si me patellxhanin. Pasi e prisni per se gjati dhe i largoni farat dhe cipen e trashe qe mbeshtjell berthamen e frutit, ju mund ta gatuani te pjekur ne furre dhe te mbushur me gjize, hudhra dhe arra, te skuqur me erza te tjera dhe pak leng mishi ose thjeshte ta shtrydhni dhe ta konsumoni ne nje leng frutash si psh leng shege dhe portokalli.