+355 4 224 8981

Dieta e eskimezeve hedh poshte shkencen?

Inuitet ushqehen krejtesisht ne kundershtim me keshillat e sotme dhe jetojne me gjate

Publikuar më 11 Nëntor 2016, në Dieta

Dieta inuite - dieta me e pashendetshme?

Ushqimi eshte kulture, tradite, histori, por mbi te gjitha eshte i domosdoshem per te mbijetuar. Njeriu eshte pershtatur me ushqimin qe, natyra ku ai ka jetuar dhe kushtet e saj, i kane ofruar. Planeti yne ka nje larmi te jashtezakonshme per sa i perket klimes, flores dhe faunes. Si rrjedhoje, ushqimi i njeriut eshte i varur nga natyra dhe njeriu nga ushqimi. Jo te gjithe njerezit ne planet kane te njejtat nevoja ushqyese. Nje gje eeshte e sigurte: nese ne ushqehemi ne harmoni me natyren ajo nuk do te na tradhtoje.

Dieta inuite

E formuar ne temperatura te akullta, ne peizazhe te zymta, dhe dimra te pafundte, dieta tradicionale inuite nuk permban pothuajse asnje ushqim bimor, asnje prodhim bujqesor apo bulmeti dhe pothuajse fare karbohidrate. Njerezit kane mbijetuar ne saje te gjuetise dhe peshkimit.
Nje vendase e pershkruan ne kete menyre ushqimin e saj:
“Mishi yne ka qene lopa e detit dhe foka, gjitaret e detit qe jetojne ne ujra te ftohte dhe qe kane dhjame shume. Ne kemi pasur drere, dhe rena. Gjuanim rosa, pata, zogj te vegjel. Ne peshkonim salmon, dhe shume lloje te tjere peshqish. I gatuanim, i thanim, i tymosnim ose ngrinim. Te vjeterit kane ngrene peshk te groposur ne dhe derisa te fermentohej."

Ushqimet e dietes inuite

Ushqimi i uniteve perbehet nga 40% proteina, 50-60% yndyre, pothuaj fare sheqerna. Dhjami i mbron inuitet nga “helmimi nga proteinat”. Helmimi nga proteinat ka qene nje problem serioz deri vone, sidomos ne periudhat e dimrit te vonet ku kafshet ishin te dobta, pa dhjam dhe ata i ruheshin shume ketij kercinimi vdekjeprures. Madje, per tu pershtatur me konsumin e larte te proteinave, inuitet kane melci dhe veshka me te medha se popullatat e tjera. Ky eshte nje mesazh i mire edhe per ata qe kerkojne te mbajne dieta hiperproteinike per te rene nga pesha, te cilet duhet te kuptojne se dieta teper e pasur ne proteina nuk eshte e pershtatshme me fizikun tone.
Nje mister ka perber fakti se si keta njerez arrijne te mbulohen me vitamine C! Studimet kane konstatuar se inuitet, te cilet jane te privuar krejtesisht nga bimet, e marrin vitaminen C nepermjet: lekures se balenes, trurit te fokave dhe melcise se reneva.
Kuriozitet: Mishi i balenes “bowhead” –kafsha me gjigande ne toke, mund te mbante per nje vit me ushqim gjithe komunitetin.

Inuitet dhe zakonet e tyre

Inuitet kane rituale dhe besime te vecanta. Ata kane nje marredhenie me ushqimin ku respektojne lidhjen midis jetes dhe shendetit, trupit dhe shpirtit, njeriut dhe kafshes.
A e dini se ata e pine gjakun e fokave? Kjo i ben ata te besojne se riperterijne gjakun e tyre.
Gjahtaret inuit bejne nje marreveshje spirituale me fokat: fokat i lejojne ata ti gjuajne vetem kur eshte ceshtje mbijetese e gjahtarit dhe familjes ese tij dhe nepermjet kesaj sacrifice, ato behen pjese e trupit te inuiteve.
Nje nga ritualet e tyre me te njohura eshte “ndarja e ushqimit” ku te rinjte kujdese te japin gjah edhe per me te vjetrit si dhe familjet krijojne lidhje qe zgjasin perjete nga momenti qe kane ndare bashke gjahun.

Jo te gjitha yndyrnat jane njesoj

Kjo perberje ushqimore nuk ka asnje ngjashmeri me dieten qe ne mbeshtesim dhe keshillojme. E si mundet qe nje diete e pasur ne mish foke, rene, ariu dhe balene, te gjitha tejet te pasura ne yndyre dhe kolesterol, te jete parandaluese per semundjet e zemres, nje sere tumoresh dhe diabetin?
Nese yndyrnat dhe kolesteroli akuzohen per dekada te tera qe shkakotjne semundje te zemres cfare i mbron inuitet? Cfare mund te mesojme ne nga dieta e inuiteve?
Ketu vijme ne nje ceshtje te nenvleresuar por shume te rendesishme: JO TE GJITHE LLOJET E YNDYRNAVE JANE NJESOJ.
Yndyrnat esenciale omega 3 dhe omega 6, te cilat trupi yne nuk i prodhon dot jane thelbesore per shendetin tone. Por nuk mjafton vetem kaq. Raporti i tyre ideal eshte 1:1, dhe inuitet jane i vetmi popull qe respektojne kete raport. Keshtu ka qene ne njeriun paleolit, keshte eshte edhe te eskimezet. Njerezit e qyteterimeve moderne sot zbatojne nje raport 1:20. Dhe adhuruesit e “fast-food”-eve mund te kapin edhe nje rekord 1:50!!! Dhe aty mund te fillojne nje sere problemesh shendetesore, te cilat ne moshe te rritur do te bejne shfaqien e tyre nje nga nje si hipertensioni, diabeti, artriti, depresioni, infertiliteti etj.

Dieta e pasur ne “Omega 3” na ndihmon ne uljen e rrezikut nga:

  • Semundjet kardiake
  • Kanceri
  • Artriti
  • Dhjami i barkut
  • Depresioni
  • Ishemia
  • Aritmia
  • Bejne mire per nje lekure te bukur, thonj dhe floke te forte

Konkluzioni

Njeriu duhet te kerkoj ushqimin e tij ne harmini me natyren dhe vendin perreth tij, te respektoje traditat, token, ujin dhe veten. Prodhimi dhe perpunimi duhet te behen per te mbuluar nevojat jetesore, dhe konsumi duhet te jete me mase. Asnje ushqim nuk mund te jete i demshem nese nuk teprohet me te, perkundrazi, te ushqimi mund te gjendet celesi i parandalimit te semundjeve dhe i zgjatjes se jetes!