Fuqia e shegeve
Sheget jane nder frutat me forcen antioksiduese me te madhe
Publikuar më 2 Nëntor 2016, në Super Ushqime
Shega eshte nje frut me force antioksiduese te rralle. Ne saje te kesaj force, ajo mbron organizmin nga shume faktore te rrezikshem, sic jane radikalet e lira qe prodhohen ne organizem natyrshem dhe qe shtohen se tepermi nga menyra abuzuese e jeteses si duhanpirja, alkoli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.
Sheget dhe kanceri i mushkrive
Ne nje nga studimet per kete frut, eshte vene re se lengu i shegeve qe perftohet nga shtrydhja, ka rezultuar te ngadalesoje rritjen e mases tumorale ne mushkri, ne minj ekpserimental. Deri me sot, kanceri i mushkrive eshte kanceri qe vret me shume nga te gjithe llojet dhe per kete arsye, ky rezultat eshte nje lajm shume i mire. Sidomos per personat qe jane duhanpires, pasi rreziku qe ata te preken nga kjo semundje eshte shume here me i madh, ne krahasim me ata que nuk pine duhan.
Ky efekt eshte i lidhur me forcen e madhe antioksiduese qe ka shega, e cila gjendet pikerisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet qe sheget kane me shume fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe caji jeshil, te perfolur se tepermi kohet e fundit.
Kanceri i mushkrive nuk eshte i vetmi qe duket te parandalohet nga sheget, ato veprojne fuqishem edhe kunder kancerit te prostates dhe atij te gjirit.
Sasia e nevojshme e konsumit te ketij fruti, ne menyre qe te perftohen keto perfitime eshte e barabarte me 2-3 gota leng ne dite.
Sheget luftojne plakien
Studime te fundit tregojne se nje substance qe gjendet te sheget, mund te perpunohet nga mikrobe te flores sone bakteriale dhe nga ky perpunim te prodhohet nje molekule qe ndihmon muskujt te rigjenerojne veten. Kjo melokule quhet "urithin A", dhe ajo rrit aftesine e veteshkaterrimit te mitokondrive difektoze ne muskuj duke evituar keshtu humbjen e funksionit dhe mases se tyre.
Kombinimi ideal
Eshte zbuluar se lengu i sheges i kombinuar me 2-3 hurma Arabie ne dite, mund te ofroje nje mbrojtje teper efektive kunder semundjeve te zemres dhe hemoragjise cerebrale. Kjo do te ishte menyra ideale per te perftuar maksimumin e vlerave ushqyese te ketyre dy frutave, te cilat rezultojne shume me te fuqishme kur merren se bashku, krahasuar me konsumin e frutave vec e vec.