+355 4 224 8981

Supe me kerpudha dhe elb

Asnje shije nuk mund te zevendesoje ate te kerpudhave

Publikuar më 11 Tetor 2016, në Receta

Supe me elb dhe kerpudha

Perberesit

  • ½ kupe elb
  • lengun e 1 limoni
  • 1 qepe te vogel
  • ½ luge te vogel kripe deti
  • 1 ½ kupe karrota te prera holle
  • 1 ½ kupe selino te prere holle
  • 200gr kerpudha te prera holle
  • 2 hudhra te grira
  • ¼ luge te vogel rigon
  • ¼ luge te vogel timo
  • ¼ luge te vogel pluhur kumeli (cumin)
  • pak piper te zi
  • 9 kupa leng pule ose perimesh
  • ¼ kupe majdanoz te fresket

Pergatitja

  1. Vendosni elbin me lengun e limonit ne nje ene, mbulojeni me uje dhe lereni gjithe naten ose te pakten 8 ore. 
  2. Ne nje tigan hidhni vaj ulliri dhe qepen me pak kripe. I gatuani te zbuten, rreth 3min. Shtoni karrotat, selinone dhe gatuani akoma 3min. Shtoni kerpudhat, hudhren, rigonin, timo, kumelin, piperin dhe elbin dhe gatuani per 3-4 min, deri sa kerpudhat te leshojne lengun e tyre. Shtoni 1 kupe leng dhe gatuani deri sa te humbe gjysmen e vellimit. Shtoni 8 kupat e tjera. I sillni ne vlim dhe me pas i lini per 20min ne zjarr te ulet. 
  3. I shtoni pjesen tjeter te kripes dhe majdanozin. Nese deshironi mund ti shtoni edhe pak leng limoni.

Shenim:

Shkenca ka zbuluar se kerpudhat permbajne lende antikanceroze, antivirale dhe anti-kolesterol. Per me teper, ato permbajne beta glukane te cilat stimulojne sistemin imunitar.