+355 4 224 8981

Ushqimi i mendjes

Ushqimi i shendetshem nderton tru te shendetshem

Publikuar më 19 Gusht 2016, në Nënat dhe Fëmijët

Te ushqejme mendjen

Studime të reja konfirmojnë atë që prindërit kanë vërejtur gjithmonë: ekziston një lidhje ndërmjet asaj cfarë fëmijët hanë dhe asaj cfarë mendojnë, veprojnë dhe mësojnë. Si cdo system tjetër në trup, truri ynë nevojitet ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon. Ndërkohë që në këtë shkrim I referohemi parimeve ushqimore që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të sillen sa më mirë, të njëjtat parime ndikojne edhe për ne të rriturit në mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe ndjejmë gjithashtu.

Ushqim i shendetshem nderton tru te shendetshem

“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona. Ja se si:
Ushqimi ndikon në trurin tonë nëpërmjet këtyre 3 mënyrave:

Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm

“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrorë esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyrna dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.
Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjëndjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.

Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.
Secili nga keto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim te funksionit te tij. Por, si ndikojnë ushqime të ndryshme në trurin tonë.

Ushqimet me te mira per trurin e femijeve (dhe ate tonin)

Edhe pse shumica e nutrientëve janë ushqim për mendimin, disa janë akoma më të preferuara. Mënyra si ne mendojmë, veprojmë dhe mësojmë nuk ndikohet vetëm nga lloji i ushqimeve që konsumojnmë por edhe nga mënyra e përgatitjes së tyre, si dhe kur i konsumojmë, dhe si i kombinojmë.

“Ushqyes te trurit”

  • AVOKADO
  • SHPARG
  • BANANE
  • MISH VICI (PA DHJAM)
  • BROKOLI
  • ORIZ INTEGRAL
  • LAKËR
  • PJEPËR
  • DJATHË
  • MISH PULE
  • GJETHE PANXHARI
  • VEZË
  • VAJ ULLIRI EKSTRA I VIRGJËR
  • FASULE
  • QUMËSHT
  • TËRSHËRË
  • PORTOKALLE
  • GJALPË KIKIRIKU
  • BIZELE
  • PATATE
  • SALLATË JESHILE
  • SALMON
  • SPINAQ
  • TON
  • PULË DETI
  • PESHK TON
  • GRURË
  • KOS

“Bllokues te trurit”

  • ALKOL
  • USHQIME ARTIFICIALE
  • NGJYRUES
  • ËMBËLSUES ARTIFICIAL
  • PIJET ME GAZ TË TIPIT COLA
  • KREMRAT E PASTICERISË
  • PIJE ME SHEQER
  • YNDYRNA TË HIDROGJENIZUARA (MARGARINA)
  • NIKOTINA
  • MBI-NGRËNIA
  • BUKA E BARDHË

“Sindroma e mungeses se perqendrimit”

Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe performancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve.
Shpjegimi: sindroma e mungesës së përqëndrëmit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekulibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë llogjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqëndrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.

Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyc të dietës. Këto yndyrna nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.

Prinder, veproni vete!

Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.
Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni cdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo t’ju ndihmojë të kujtoheni ti vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat, e linit, zarzavatet dhe drithrat integrale.

Mos harroni:

  • JU jeni modeli i ushqimit te shendetshem per femijen tuaj.
  • JU zgjidhni larmine e ushqimeve qe i froni femijev.
  • JU mund ta benei ushqimin kenaqesi.

“Ushqimet e humorit”

Si studimet ashtu edhe përvoja tregojnë pa asnjë dyshim se ushqimi ndikon në mënyrën si ndjehemi. Disa fëmijë janë më të prirur të ndikohen në gjëndjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara sesa disa të tjerë. Ja disa nga lidhjet – ushqim- humor:

  • Karbohidratet që qetësojnë: fasulet, frutat dhe drithrat integrale janë sheqerna që na relaksojnë pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të sheqerit.
  • Karbohidrate që na acarojnë: ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pasticerie, miell të bardhë dhe yndyrna të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit sic shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.
  • Ushqimet e inteligjencës: Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të të kenë IQ më të ulët. Hekuri I ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mëndjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqëndrim më I mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime. Mishi I vicit, gjethet e panxharit, patatet e vogla me lëkurën e tyre, stafidhet dhe thjerrzat janë burim I mirë I hekurit.
  • Ushqimet e “gëzimit”: shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një cokollate, një gote qumësht, një bananeje apo dhe gjetheve jeshile si rukola, spinaqi etj, pasi ato shkaktojnë clirimin e neurotrensmetuesve si dopamina, serotonina që lidhen me gjëndje të pëlqyeshme të humorit. 
  • Ushqimet e “mërzisë”: Disa persona ndjehen të trishtuar pas konsumit të një ushqimi shumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.

Fëmijë të ndryshëm kanë reagime të ndryshme. Prindërit duhet të marrin rolin e dedektivit për fëmijët e tyre për të konstatuar ushqimet që e ndihmojnë atë të ndjehet mirë dhe I aftë të përqëndrohet e të mësojë.

KËSHILA E FUNDIT:

Dikur besohej se truri ynë nuk rritet më me moshimin tonë. Studime të reja tregojnë se qelizat e trurit vazhdojnë të degëzohen dhe të bëjnë lidhje të reja gjatë jetës sonë. Duke ngrënë ushqimet e duhura edhe truri ynë do të bëjë lidhjet e duhura – në të gjitha moshat!