+355 4 224 8981

Disa fakte qe duhet te dini per zarzavatet

A jane zarzavatet e fresketa gjithmone te shendetshme?

Publikuar më 19 Gusht 2016, në Këshilla

Cfare duhet te dini per zarzavatet?

Shpesh here perdorim fjalen "e fresket" per perimet per te theksuar vlerat e tyre ushqyese. Por ne fakt, jo te gjitha perimet duhet te konsumohen te fresketa, disa prej tyre duhet patjeter te gatuhen.

Familja e kryqezoreve - rendon gjendren tiroide

Lakrat, brokoli, lulelakra, lakra kineze, jane perime te cilat duhet patjeter te kalojne nje vale per personat qe vuajne nga hipotiroidizmi.

Perimet qe permbajne oksalate

Spinaqi, pazite, cikoret dhe gjethet e panxharit duhet te zihen ne uje te vluar per rreth 1-2 minuta per te shkarkuar acidin oksalik i cili ul perthithjen e hekurit dhe kalciumit. Uji me te cilin jane zier duhet hedhur poshte.

Lengjet e perimeve

Lengjet perimeve te shtrydhura si spinaqi jane variant i mire pasi fibrat qe largohen nuk nderhyjne me perthithjen e mineraleve ne aparatin tretes.

Keshilla e fundit

Gjalpi i fresket cilesor eshte nje menyre shume e shendetshme dhe e shijshme per te gatuar vetem pak minuta perimet tuaja te preferuara pasi ai ndihmon perthithjen e lendeve me te mira ushqyese qe ato permbajne.