+355 4 224 8981

Si te evitoni kilogramet e dimrit

Shtimi ne peshe gjate dimrit eshte i paevitueshem per disa

Publikuar më 16 Gusht 2016, në Këshilla

6 keshilla per te evituar kilogramet e dimrit

Dimri jo vetem per shkak te festave te shumta, por edhe per arsye te temperaturave te ulta, na predispozon te bejme me pak aktivitet fizik dhe te kerkojme me shume ushqime qe na bejne te ndjehemi mire. Keto ushqime nuk jane frutat dhe zarzavatet, por jane zakonisht ushqimet qe kane shume yndyre si djathi, mishi i kuq etj. Nje gje eshte e sigurt: ne dimmer hame me shume. Zakonisht ne dimer rezultojme me 3-4 kilograme me shume.
E mira e kesaj historie eshte qe per marrjen e kilogrameve gjate dimrit nuk jane pergjegjes i ftohti dhe erresira per shumicen nga ne.
Nje perqindje e vogel e njerezve gjate dimrit shfaqin nje “crregullim afektiv sezonal” qe eshte nje depression klinik sjelle nga ditet e shkurtra te dimrit; shume nga keta persona kane probleme te mbingrenies.
Per pjesen tjeter kilogramet e marra ne dimer jane pasoje e uljes se aktivitetit fizik dhe rritjes se konsumit te ushqimit.
Kete dimer pergatituni te ndiqni 5 rregullat tona per te parandaluar shendoshjen.

1. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Regjistrimi ne nje program te rregullt aktiviteti fizik eshte kyci i ruajtjes se peshes. “Ne oren 5 qe ktheheni ne shtepi eshte shume e lehte te shtriheni ne divan, te shihni televizor dhe te pickoni ndonje ushqim te mire. Prandaj, sa te perfundoni ne keto pozita depozitimi te dhjamit, aktivizohuni qe perkundrazi, te ktheheni ne nje makine djegese kalorish duke frekuentuar palestrat apo pishinat apo duke bere vrap ne natyre.

2. Mos dilni nga shtepia pa ngrene

Kjo keshille nuk vlen vetem per mengjesin por edhe per darken. Kur behemi gati te dalim per te pire ndonje gote ne darke me shoqeri, kujdesuni te dilni nga shtepia te ngrene. Ne kete rast do ishte mire te konsumoni fruta dhe nje sallate te plote pasi ne kete menyre do te ulni ndjeshem deshiren per te ngrene ushqime thjesht kalorike dhe pa vlera ushqyese. Eshte vene re se personat qe hane jashte konsumojne rreth 40% me shume kalori nga ata qe mjaftohen me ushqimin e shtepise.
Shoqerimi i alkolit me ushqim eshte nje nga veprimet qe na shtojne me shume kalori pa e kuptuar. Ne pergjithesi konsumi i alkolit rrit deshiren per ushqime kalorike prandaj beni kujdes qe krahas kalorive te alkolit mos ti ngarkoni trupit edhe shume te tjera.

3. Evitoni alkolin

Alkoli ka kalori. Duke qene prezent ne shumicen e festimeve eshte e lehte te na shtoje kalori gjate dites, kalori te cilat nuk na ngopin. Pini nje gote uje me cdo porcion alkol, ne menyre qe te ulni perqendrimin e etanolit, kalorive te tij por dhe te hidratoheni.

4. Ekuilibroni kalorite dita dites

Nese e teproni me ushqimin nje dite mos lejoni “te demoralizoheni”, se eshte me keq. Thjeshte rikuperoni dhe korrigjoni duke ngrene me pak diten tjeter si dhe perpiquni te levizni me shume.
Perpiquni te levizni jo vetem ne palester apo pista vrapi por edhe me cfaredo lloj menyre, psh ecni ne kembe me ritem te shpejte per ne pune, merrni shkallet ne vend te ashensorit etj.
Sikur te siguroni 100kalori me pak nga ushqimi ose te digjni 100kalori me shume duke levizur do te perfitoni 5kg peshe trupore me pak ne vit.

5. Mos u krseni me kanellen

Kanella eshte nje erze qe qe i jep dimrit aromen me te ngrohte. Perdoreni gjeresisht ate ne qumeshtin me tershere te mengjesit, ne cajrat bimor, ne salcat e mishit, ne kek, syltjash e kudo tjeter qe mund te mendoni. Ajo ju largon deshiren per sheqer nderkohe qe e ndihmon organizmin te djege ne menyre optimale karbohidratet e ushqimit.

6. Largoni mendjen nga ushqimi

Roli kryesor i festave eshte te takohemi me njerezit qe deshirojme dhe te argetohemi dhe jo ti “futemi me koke ushqimit”. Prandaj kur te ndosheni ne ambjente qe ushqimi ju tundon, mendoni edhe njehere arsyen perse ndodheni aty. Per te ngrene? Jo! Per te ngrene mund te mjaftoheshit edhe ne shtepine tuaj.
Shpesh here e gjejme veten duke ngrene edhe per arsye se s’kemi me cfare te mbushim boshllekun qe ndiejme kur s’kemi cfare bejme ose kur jemi te merzitur. Mendoni qe trupi yne nuk na e ka per borxh ta keqtrajtojme ne kete forme. Nuk kemi pse ta ngarkojme me ushqim kur ai nuk e ka te nevojshme. Kalorite na duhet per te jetuar dhe per te punuar, jo per te na ngushelluar.