+355 4 224 8981

Kek me cokollate & fasule te zeza

Nje embelsire shume e pasur ne minerale dhe fibra bimore

Publikuar më 15 Qershor 2016, në Receta

Kek me fasule te zeza

Perberesit

  • 340gr fasule te zeza te ziera
  • ½ kupe sheqer kaf
  • 1 luge te madhe kafe
  • ¼ kupe kakao
  • 3 veze
  • 1 pako cokollate fondente (100gr)
  • 1 kupe arra te grira
  • ½ luge pluhur per pjekje
  • 1 luge te madhe fara lini
  • 4 luge vaj ulliri
  • pak uje
  • pak kripe
  • pak vanilje

Pergatitja

  1. Ndizni furren ne 180grade.
  2. Perzieni farat e linit me pak uje sa te fryhen.
  3. Shkrini cokollaten e grire.
  4. Perzieni fasulet e grira me cokollaten me ujin dhe farat e linit, vezet, kakaon, vaniljen, sheqerin, kafen, dhe i bluani bashke ne blender.
  5. Vendoseni ne tepsi dhe hidhini persiper arrat.
  6. Piqini per 30minuta.

*Ky kek eshte burim i shkelqyer i mineraleve si Hekuri, Magnezi, Kalciumi dhe njekohesisht ofron sasi te kenaqshme fibrash bimore. Fasulet e zeza permbajne ne vecanti lloje fibrash te patretshme te cilat kthehen ne zorren e trashe ne perberes ushqyes qe parandalojne kancerin.