+355 4 224 8981

Pijet qe forcojne memorien dhe perqendrimin

Jeni ne sezon provimesh? Keto jane pijet qe do tju ndihmojne te merrni nota te mira

Publikuar më 14 Qershor 2016, në Receta

Pijet qe ushqejne trurin dhe rrisin perqendrimin

Lengu i memories

  • 1 molle jeshile
  • Pak spinaq
  • 1 dege rozmarine
  • 1 luge te vogel Matcha*
  • 1 kastravec
  • pak leng limoni jeshil

*Matcha eshte caj jeshil pluhur. Ai shquhet per vetite e fuqishme te perforcimit te perqendrimit dhe kthjellimit nderkohe qe rrit nivelin e energjise. Mund ta gjeni ne dyqanin ATSH caffe (perballe shkolles Sabaudin Gabrani), ose ne dyqanin e prodhimeve orgainke “Edesia”. Nje zgjedhje me ekonomike eshte caji jeshil me te cilin mund ta zevendesoni. Kulloni 1 luge caj jeshil ne ½ kupe uje te nxehte dhe e bashkoni me lengun e mesiperm.
Rozmarina eshte erze e cila permban vajra volatil qe ndikojne ne qendren e memories. Mjafton edhe te nuhasni kete bime dhe mund te merrni efektet e dobishme te saj.

Leng energjizues

  • 1 panxhar 
  • ½ kupe luleshtrydhe
  • ½ banane
  • 1 grusht rukola
  • 1 luge te vogel fara kerpi*

Pergatitja

  • Shtrydhni rukolen dhe panxharin ne nje shtrydhese
  • E kaloni lengun ne blender dhe bluani perberesit e tjere bashke me lengun e shtrydhur dhe pak uje.

*Fara kerpi gjeni ne dyqanin organik “Edesia”. Ato jane burimi bimor me i pasur i proteinave. Mund ti zevendesoni edhe me fara lini.

Milk Shake

  • ½ gote qumesht kokosi* te holluar me 1/3 gote uje
  • 1 luge kakao te paster*
  • 1 luge mjalte
  • ½ luge kanelle
  • 1 luge fara chia

Pergatitja

  • I bluani te gjitha ne blender.

*Qumesht kokosi te nje cilesie shume te mire gjeni te Carrefour, ne stenden e produkteve nga bota. Mund ta zevendesoni edhe me qumesht bajamesh, soje ose lope.
*Kakao te paperpunuar gjeni ne dyqanin "Edesia", i cili mund te konsumohet sic eshte.

Leng rigjenerues

  • 1/3 gote qumesht te fresket lope
  • 1 shkop kanelle
  • 1 luge sheqer kaf nga kallam sheqeri
  • 1 te verdhe veze
  • Pak vanilje

Pergatitja

  • Zieni qumeshtin me kanellen dhe vaniljen. Rrihni vezen me sheqerin. Hiqni qumeshtin nga zjarri dhe i shtoni ngadale ngadale vezen duke perzier. E lini ne frigorifer dhe e konsumoni te nesermen ne mengjes.

Vezet permbajne acidin lyror DHA i cili luan rol kyc ne rigjenerimin e neuroneve e vecanersht ne qendren e memories.

Keshilla te tjera te rendesishme

  1. Flini gjume mjaftueshem
  2. Pini uje te pakten 2 -2,5 litra ne dite
  3. Mos anashkaloni mengjesin
  4. Evitoni konsumin e sheqerit te bardhe dhe embelsirave
  5. Mos rrini me shume se 3 ore pa ngrene