+355 4 224 8981

Salce domatesh e shtepise

Kur domatet jane ne sezonin e tyre, ja vlen te beni salcen vete e ta ruani ne ngrirje

Publikuar më 13 Qershor 2016, në Receta

Salce domatesh shtepie

Perberesit

  • 2kg domate te pjekura mire
  • ¼ kupe vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 2 koke hudhra te grira
  • 3-4 qepe mesatare te grira
  • 1 ½ luge te vogla kripe
  • ¼ kupe salce domatesh
  • 1 luge te vogel rigon te thate
  • ½ kupe vere te kuqe
  • 2 luge te medha uthull vere te kuqe
  • ½ kupe borzilok te fresket
  • Pak piper te bluar

Pergatitja

  1. Ne nje tenxhere te madhe zieni ujin. Vendosni ne nje tas uje te ftohte akull dhe mbajeni afer tenxheres. Me thike te mprehte i cani pak domatet ne siperfaqe.
  2. Vendosni domatet ne ujin e vluar per reth 1 minute, deri sa t’ju shkeputet lekura lehtesisht.
  3. Me nje luge me vrima i zhvendosni domatet ne ujin e ftohte dhe i lini 1 minute.
  4. Me nje thike i hiqni lekuren domateve.
  5. I prisni domatet ne gjysem dhe i largoni farat duke ruajtur lengun. Grini domatet e qeruara dhe i lini menjane. 
  6. Vini vajin e ullirit ne tigan mbi zjarr mesatar. Shtoni hudhrat dhe gatuani duke perzier, rreth 2-3 minuta. Shtoni qepet dhe kripen, perzieni dhe mbuloni me kapak, i kontrolloni vazhdimisht deri sa te zbuten, rreth 12 minuta. Hidhni salcen e domateve dhe rigonin dhe i lini duke i perzier vazhdimisht per rreth 2-4 minuta.
  7. Shtoni veren dhe uthullen, prisni te vlojne duke perzier. I gatuani deri sa te avulloje uji, rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe lengun qe mund te kene leshuar nga heqja e farave dhe i lini te marrin vale duke i perzier shpesh. Ulni pak zjarrin dhe lini qe te gatuhen ngadale duke perzier, rreth 25 minuta.
  8. E largoni tiganin nga zjarri, i shtoni borzilokun dhe piperin. E hidhni salcen ne blender dhe e bluani deri sa te fitoj perberjen e preferuar.

Keshille: ruhet ne frigorifer deri ne 5 dite ndersa ne ngrirje deri ne 6 muaj.