+355 4 224 8981

Pite "naan"

Pite indiane, vecanerisht te thjeshta dhe shume te shijshme

Publikuar më 6 Qershor 2016, në Receta

Pite Naan

Perberesit per 16 cope:

  • 3 kupa miell natyral
  • 1 kupe miell gruri te zi
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 ½ luge te vogla pluhur per pjekje (baking powder)
  • ¾ luge te vogel maja pluhur
  • 1 luge te vogel sheqer
  • ¼ kupe uje ne temperature ambjenti
  • ¾ kupe qumesht te fresket
  • 1 kupe kos natyral
  • Pak gjalpe te shkrire
  • Pak kripe
  • *sipas deshires i shtoni hudher ose erza te freskta ose djathe

Pergatitja:

  1. Perzieni majane me sheqerin dhe ujin dhe i lini 5minuta. Nderkohe perzieni dy llojet e miellit, soden e bukes, pluhurin e pjekjes, dhe pak kripe. Krijoni nje hapsire ne mes.
  2. Perzieni qumeshtin me kosin. Kur uji me majane te krijoje flluska e bashkoni me qumeshtin dhe i hidhni ne hapsiren mes miellit.
  3. Perzieni me nje luge druri dhe me pas e punoni brumin me duar deri sa te zbutet. Vendoseni brumin ne nje ene te cilen e keni lyer mire me vaj dhe e mbuloni. E lini deri sa te dyfishoje volumin.
  4. Kur brumi te jete gati, e nxirrni qe aty dhe e vendosni ne nje siperfaqe te lyer me miell. E ndani ne dy gjysma dhe secilen gjysme e ndani ne 8 pjese te barabarta. Secilen pjese e hapni ne madhesine e 1 piteje te zakonshme, rreth 3mm te trashe.
  5. Lyejini me gjalpin e shkrire dhe piqini ne furre te nxehte dhe ne tepsi qe e keni vendosur paraprakisht te nxehet. Mjaftojne pak minuta, deri sa te krijojne flluska ne siperfaqe dhe te jene gati.