+355 4 224 8981

Rizoto me luleshtrydhe

Recete e stines se pranveres

Publikuar më 26 Maj 2016, në Receta

Oriz me luleshtrydhe

Perberesit

  • 3 luge vaj ulliri
  • 3 luge gjalpe te fresket
  • 1 qepe te vogel te kuqe, te grire holle
  • kripe deti
  • 2 kupa oriz per rizoto
  • 2 kupa luleshtrydhe te prera per gjysem
  • 1 luge te vogel sheqer
  • ½ kupe vere te kuqe te thate
  • 3 ½ kupa leng pule ose zarzavatesh
  • 1 kupe parmixhano ose grana te grire me rende

Pergatitja

  1. Vini ne tigan vajin e ullirit dhe gjalpin. Skuqni qepen me pak kripe dhe me pas hidhni orizin dhe e skuqni per rreth 5 minuta. Shtoni luleshtrydhet dhe sheqerin dhe perzieni mire deri sa luleshtrydhet te fillojne te shkrihen. Shtoni veren e kuqe dhe perzieni deri sa vera te depertoje ne te gjithe orizin. Shtoni si fillim 1 kupe leng pule te cilin e keni vene ne zjarr dhe duhet te jete duke valuar. Vazhdoni te shtoni brodon pak nga pak duke perzier gjate gjithe kohes. Vazhdoni te shtoni dhe te perzieni deri sa i gjithe lengu te jete pire nga orizi. Perserisni deri sa orizi te jete gatuar, ende te jete i forte por pa nje pike te bardhe te forte ne mes. 
  2. Shto perfundimisht ¼ e fundit te lengut dhe perzieni. Shtoni djathin dhe pak me shume kripe nese nevojitet. Hiqeni nga zjarri dhe lereni me kapak mbuluar per 5 minuta. Mund ta sherbeni me pak qepe te njome te grire persiper.

*Kjo recete vlen vetem kur luleshtrydhet jane te vendit dhe te stines te cilat kane gjithe aromen e nevojshme per ta ber kete pjate t'ju fitoje zemren. I gjithe sekreti i gatimit eshte skuqja e duhur e orizit dhe nje leng i mire pule i pergatitur me erza te freskta.