+355 4 224 8981

Kripa, ushqimi modern dhe shendeti yne

Nje nder ndryshimet me te medha qe ka pesuar dieta moderne eshte kripa e tepert

Publikuar më 18 Maj 2016, në Këshilla

Kripa dhe Natriumi, faktet per shendetin

Kripa eshte e perbere nga Natriumi (40%) dhe Klori (60%). Ajo shton shijen e ushqimit dhe perdoret gjeresisht si konservues, lidhes dhe stabilizues. Trupi i njeriut ka nevoje per shume pak Natrium -substanca primare qe marrim nga kripa- per te percjelle impulset nervore, kontraktuar dhe relaksuar muskujt dhe per te mbajtur ekuilibrin e eloktroliteve dhe ujit. Teprica e Natriumit ne diete mund te shkaktoje tension te larte, semundje zemre dhe ishemi cerebrale. 1 luge e vogel kripe ne dite eshte me se e mjaftueshme.

Njihni kufijte

Udhezimet konsistojne ne konsumin e 1 luge te vogel kripe ne dite e cila permban 2300mg Natrium. Duke marre parasysh permbajtjen e kripes ne nje pjese te madhe te ushqimeve te gatshme dhe sasine qe perdoret zakonisht ne gatime, konsumi i saj i tejkalon nevojat ne nje pjese te mire te popullates. Ata qe rrezikojne me shume nga konsumi i tepert i kripes dhe qe nuk duhet te konsumojne me shume se 2/3 e nje luge kripe ne dite jane:

  • Personat mbi 50vjec
  • Personat qe vuajne nga hipertensioni
  • Personat qe vuajne nga diabeti
  • Personat qe vuajne nga veshkat

Cfare ndodh ne trupin tim nese konsumoj me shume kripe

Ne pjesen me te madhe te njerezve, veshkat jane ato qe ngarkohen me punen me te madhe per te eliminuar kripen e tepert nga qarkullimi. Per sa kohe kripa akumulohet ne organizem, trupi mban me shume uje ne menyre qe te ul perqendrimin e kripes. Kjo sjell si pasoje rritjen e ujit qe rrethon qelizat dhe gjakut qe qarkullon brenda eneve. Rritja e volumit te gjakut ne enet e qarkullimit rrit sforcon e zemres dhe ushtron me shume presion ne muret e arterieve. Me kalimin e kohes, kjo sforco dhe ky presion shkaktojne demtime te eneve te gjakut, rritje te tensionit, atak kardiak dhe hemoragji cerebrale. Ka te dhena se konsumi i tepert i kripes mund te shkaktoje demtime te zemres, aortes dhe veshkave pavaresisht tensionit arterial. Kockat gjithashtu jane te rrezikuara kur konsumi i kripes eshte i tepruar.
Hipertensioni eshte shkaku numer 1 i semundjeve te zemres. Ai eshte pergjegjes per 2/3 e rasteve te hemoragjise cerebrale dhe gjysmat e rasteve te atakut ne zemer.

Rendesia e Kaliumit

Natriumi dhe Kaliumi kane veprime te kunderta ne shendetin e zemres: kripa e tepert shkakton rritje te tensionit e cila mund te coje ne semundje zemre, ndersa Kaliumi ndihmon ne relaksimin e eneve te gjakut, ne eliminimin e Natriumit nga qarkullimi dhe ne uljen e tensionit.
Organizmi yne nevojitet shume me teper Kalium se sa Natrium cdo dite, por kjo arrihet vetem nese ne ushqehemi shendetshem dhe evitojme ushqimet e perpunuara.

Ndryshimi rrenjesor qe duhet gjithkush te bej ne dieten e tij

  • Konsumoni fruta dhe perime qe permbajne Kalium si domatet, portokallet, bananet, pjepri, dardhet, mango, kumbullat vishnje, patatet, kungujt, kerpudhat, brokoli dhe lakra e Brukselit.
  • Evitoni ushqimet e gatshme pasi shumica e tyre permbajne sasi te medha kripe per arsye konservimi, nenproduktet e mishit si proshuta, sallame, djathrat e stazhonuar, konservat dhe buka e bardhe.
  • Konsumoni ushqime te pasura ne Magnez dhe Kalcium si fasulet, qiqrat, mashurkat, arrat, rrushi dhe kajsite e thata.
  • Konsumoni minimalisht 1.5L uje nese jeni femer dhe 2L uje ne dite nese jeni mashkull.

Dy semundje me pak te degjuara qe lidhen me konsumin e kripes

Kanceri

Studimet tregojne se konsumi i tepruar i kripes dhe ushqimeve te kripura lidhet me kancer te stomakut. Instituti Amerikan i kerkimeve ne fushen e kancerit ka pohuar se kripa mund te klasifikohet si nje “shkaktar i mundshem i kancerit te stomakut”.

Osteoporoza

Sasia e kalciumit qe trupi juaj humb me urinimin rritet me sasine e kripes qe hani. Nese kalciumi qe qarkullon ne gjakun tuaj eshte i ulet per shkak te mungese se tij ne diete, atehere perdoret kalciumi i depozituar ne kocka. Per kete arsye, nje diete e pasur ne kripe mund te shkaktoje nder vite osteoporoze. Me moshimin, shkarkimi i Kalciumit te kockave eshte fenomen i njohur. Kjo eshte nje arsye me shume per te ber dyfish kujdes me konsumin e kripes pas te 50-ave.

Cila eshte kripa me e mire?

Kripa e jodizuar eshte ajo me e perdorur. Kjo kripe eshte teper e perpunuar dhe shpeshhere e zbardhur me kimikate dhe e jodizuar artificialisht. Mund te themi se eshte cilesia me e dobet e kripes.
Kripa e detit eshte kripe natyrale dhe e paperpunuar, por nese ujrat ku ajo gjendet jane te kontaminuar me metale te renda atehere ato depertojne te kripa dhe e ulin cilesine e saj.
Kripa shkembore ose vullkanike si kripa e Himalajes apo ajo e Hawai-t, jane kriperat me te pastra dhe cilesore pasi permbajne me pak Natrium dhe me shume minerale te dobishme.

*Kripe deti te prodhuar ne zonat e pastra dhe te kontrolluara te Sicilise, gjeni ne Spar, ne raftet e produkteve organike.