+355 4 224 8981

Mbaje peshen, mos shto!

Mbajtja e nje peshe te normale eshte kritike per shendetin

Publikuar më 13 Maj 2016, në Këshilla

Mbaje peshen, parandalo shtimin

  • Mbajtja e nje peshe te shendetshme eshte teper e rendesishme per shendetin tone. Pervec uljes se rrezikut kardiovaskular, hemoragjise cerebrale dhe tensionit te larte, pesha e shendetshme mund te parandaloje nje sere llojesh kanceri.
  • Leviz me shume, ha me pak! Fikja e televizorit, parkimi i makines ne shtepi, caktimi i te pakten 3 vakteve te rregullta cdo dite dhe evitimi i pijeve te sheqerosura, eshte nje fillim i mbare.

Pesha, perimetri i mesit dhe sasia e kilogrameve te shtuar qe prej kur ishit 20 vjec, mund te ndikojne ne komplikime serioze per shendetin. Keto faktore ndikojne ndjeshem ne rritjen e rrezikut per shfaqjen e semundjeve te meposhtme:

  • Semundje te zemres, atak kardiak, ishemi
  • Diabet
  • Kancer
  • Artrit
  • Gure ne temth
  • Astme
  • Katarakt
  • Infertilitet
  • Gerhitje
  • Nderprejre e frymemarrjes ne gjume

Nese pesha juaj eshte ne normen e deshirueshme dhe nuk eshte mbi 5kg me shume nga pesha juaj ne moshen 20vjecare, perpiquni ta mbani ate peshe duke u kujdesur per ushqimin dhe duke u ushtruar.

Duke qene se shumica e te rriturve midis moshes 18 dhe 49 shtojne mesatarisht 0,5 - 1kg cdo vit, ndalja e ketij shtimi ne peshe duhet te jete prioritet. Shtimi ne peshe nderkohe qe moshohemi, nxit ndjeshem nje ose me shume semundje kronike.

  • Ne nje nder studimet me te medha vezhguese per shume vite, eshte verejtur se grate dhe burrat ne mesomoshe, qe kishin shtuar 5-6kg pas te 20-ave, kishin 3 here me shume probabilitet te prekjes nga semundje te zemres, hipertensioni, diabet te tipit 2 dhe gure ne temth, krahasuar me ata qe shtuan me pak se 2kg.
  • Ata qe kishin shtuar me shume se 10kg kishin rrezikshmeri shume me te larte ndaj ketyre semundjeve.
  • Nje tjeter analize e ketij studimi ka treguar se shtimi ne moshe te rritur -edhe pas menopauzes- mund te rris rrezikun e kancerit te gjirit pas menopauzes.
  • Inkurajimi i renies ne peshe, per ato femra qe nuk kane perdorur terapi hormono-plotesuese eshte domosdoshmeri, pasi ulja e peshes ne menopauze dhe mbajtja e saj ul rrezikun e kancerit te gjirit ne kete faze.

Cfare shkakton mbipeshe?

  1. Dieta: cilesia dhe sasia e ushqimi qe konsumoni cdo dite ndikon me se shumti peshen tuaj.
  2. Genet: disa njerez jane me te predispozuar te shtojne ne peshe ose te vendosin dhjam rreth mesit. Gjithsesi, genet nuk kane perse te behen destin, sepse shkenca tregon se respektimi i nje regjimi te shendetshem te te ushqyerit, ushtruarit dhe ne pergjithesi te te jetuarit, mund te mposht predispoziten gjenetike te te shtuarit ne peshe.
  3. Mungesa e aktivitetit fizik: te ushtruarit ka nje numer te madh perfitimesh shendetsore, perfshire ketu rrezikun e ulet te semundjeve te zemres, disa semundjeve tumorale, dhe semundjeve te tjera kronike. Aktiviteti fizik eshte kyc ne kontrollin e peshes.
  4. Gjumi: Kerkimet tregojne se ka nje lidhje midis oreve dhe cilesise se gjumit te nje individi me peshen e tij trupore. Ne pergjithesi, femijet dhe te rriturit qe flene me pak ore, kane me shume probabilitet te shtojne peshe krahasuar me ata qe flene mjaftueshem.

Si ndikon gjumi ne peshen tone?

  • Personat me mungese gjumi jane te prirur te ushtrohen me pak per shkak te mungeses se energjise
  • Personat qe flene me pak mund te konsumojne me shume ushqim per faktin e thjeshte se jane zgjuar me shume ore dhe kane me shume mundesi te hane.
  • Mungesa e gjumit crregullon ekuilibrin e disa hormoneve kyc ne kontrollin e oreksit dhe ngopjes, keshtu personat qe flene me pak mund te jene me te uritur se ata que flene me shume dhe me mire.