+355 4 224 8981

Inflamacioni eshte pikenisja per me te shumten e semundjeve te plakjes

Kur sistemi imunitar kthehet kunder nesh

Publikuar më 25 Prill 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia

Inflamacioni - rrenja e gjithe te keqijave

Inflamacioni eshte reagim i sistemit imunitar per te sheruar nje plage, perballuar nje traume, apo per te luftuar mikrobe dhe viruse patogjen. Ky reagim eshte nje varg reaksionesh kimike ku perfshihen substanca te ndryshme qe trupi prodhon per te shkaterruar “armiqte”. Normalisht, keto reaksione duhet te ndalojne ne momentin qe shkaku largohet. Por, nuk ndodh gjithmone keshtu. Per arsye te ndryshme, te njohura dhe me pak te njohura, shume njerez ndodhen nen nje inflamacion kronik, pasojat e te cilit jane shkaterrimtare per shendetin. Ketu sistemi yne imunitar, ne vend qe te jete mbrojtesi yne, sulmon vete organizmin.

Pasojat e inflamacionit kronik

Jo me kot e kam quajtur titullin se inflamacioni eshte rrenja e gjithe te keqijave per shendetin tone. Nje trup qe eshte gjate gjithe kohes me sistemin imunitar ”te kurdisur” eshte teper delikat dhe i brishte ndaj semundjeve dhe deshtimit te funksionit fisiologjik te organeve dhe sistemeve jetesore.

Inflamacioni i vazhdueshem lidhet me shfaqien e:

  • Kancerit
  • Diabetit
  • Semundjeve te zemres
  • Artirit
  • Alzheimerit
  • Depresionit

Ushqimet qe nxisin inflamacionin

  • Brumrat e perpunuar (kruasane, patatina, biskota, buke e bardhe, drithrat e gatshem)
  • Sheqeri i rafinuar (embelsira te gatshme, akullore, krem pasticerie, cokollata te sheqerosura, pudingje te gatshem, etj)
  • Vajrat vegjetal te rafinuar, margarinat vegjetale
  • Patatet e gatshme (te skuqura)
  • Pijet e gatshme me sheqer
  • Mishi i kuq dhe mishi i perpunuar per sallame, salcice, proshuta
  • Alkoli i tepruar
  • Ushqimet e mykura, kryesisht me te prekurat jane arrat, farat, kikiriket

Menyra e jeteses

Jeta sedentare, konsumi i alkolit, duhanpirja dhe sidomos STRESI jane faktore qe gjithashtu kontribuojne ne zhvillimin e inflamacionit kronik.

Ushqimet qe luftojne inflamacionin

Ushqimet dhe pijet qe fatmiresisht ndikojne pozitivish ne stabilizimin e reaksionit inflamator jane ushqime te cilat permbajne fitokimite me veprim antioksidues te fuqishem, pigmente bimore, acide lyrore esenciale dhe vitamin qe forcojne imunitetin:

  • Domatet
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjer, farat e linit
  • Bizelet dhe fasulet e kuqe
  • Zarzavatet me gjethe jeshile te forte si spinaqi, pazite dhe lakrat e zeza
  • Brokoli
  • Arrat dhe bajamet, (kujdes me cilesine e tyre sepse shpesh rrezikohen nga myku)
  • Peshku si sardelet, peshku ton, trofta e eger
  • Fruta si manaferrat, qershite e tharta, boronicat, luleshtrydhet, sheget, rrushi, fiqte, mollet & portokalli
  • Cokallata e zeze, e paperpunuar
  • Caji jeshil
  • Aloe Vera – xheli i saj eshte nje antiinflamator i provuar ne shekuj
  • Xhinxheri – erze me veti te fuqishme kunder inflamacionit
  • Kurkuma (turmeric) – erze indiane me vetite me te fuqishme antiinflamatore nder ushqimet dhe bimet ne toke

Nuk mjaftone zgjedhja e ketyre ushqimeve, ato duhen perfshire ne nje regjim te shendetshem se bashku me levizje te shpeshta dhe pa abuzime. Dieta Mesdhetare eshte regjimi ushqimor me i persosur per te forcuar imunitetin dhe per te shmangur inflamacionin kronik.

Mos harroni

Inflamacioni kronik eshte i lidhur me menyren modern te jeteses dhe me pasoja shkaterrimtare. Frenojeni perpara se t’ju ver per poshte shendetin dhe te jete teper vone per ta korrigjuar.

Pije qe luftojne inflamacionin

Recete 1 - Leng i shtrydhur

  • 50ml aloe vera xhel*
  • 1 molle jeshile
  • 1 kivi
  • 1 tufe spinaq te fresket
  • 1 cope xhinxher te fresket
  • pak gjethe rigoni te fresket ose rozmarine

I shtrydhni te gjithe perberesit njeri pas tjeterit dhe me pas i bashkoni me xhelin aloe.
*Nese nuk keni xhel aloe vera mund te perdorni lengun e 1 kastraveci.

Recete 2 - Caj i ngrohte

Vini ne zjarr 1 filxhan uje dhe e zjeni bashke me:

  • 3-4 kokrra piper
  • 1/2 luge turmerik
  • pak xhinxher te fresket
  • 1/2 luge kanelle
  • 3-4 karafila
  • 2-3 boce kardamom

Pasi i zjeni e hiqni cajin nga zjarri dhe i hidhni 1/2 luge mjalte cilesor. E konsumoni cdo mengjes dhe mbremje.
*Perberje te gatshme me te gjithe erzat e nevojshme per kete caj -pervec turmerikut, mund te gjeni ne dyqanin ATSH caffe, prane 21 Dhjetorit, perballe me shkollen Sabaudin Gabrani, me emrin Chai pure.