+355 4 224 8981

Drithrat e plote mund te ndikojne shendetin tuaj ne shume aspekte

Konsumi i drithrave te plote mund te ul rrezikun e shume semundjeve

Publikuar më 21 Prill 2016, në Shëndeti dhe mirëqënia

Zgjidhni drithra te plote qe te forconi shendetin

Drithrat e plote ofrojne nje “pakete te kompletuar” te perfitimeve shendetsore, te cilat humbasin kur drithrat perpunohen, rafinohen dhe zhvishen. 

Drithrat e plote permbajne levoren plot me fibra, te cilat e bejne amidonin qe permbahet brenda drithit, te rris gradualisht sheqerin ne gjak dhe jo menjehere.
Fibrat ndihmojne ne uljen e kolesterolit si dhe ne eliminimin e mbetjeve nepermjet aparatit tretes.
Fibrat pengojne gjithashtu formimin e copezave te gjakut te mpiksur te cilat kercenojne zemren dhe trurin nga infarkti apo ischemia respektivisht.
Fitoestrogjenet (estrogjen bimor) dhe mineralet thelbesore si magnezi, seleniumi dhe bakri qe gjenden te drithrat e plote mund te ndihmojne ne parandalimin e disa llojeve te kancerit.
Me “shpikjen” e mullinjve industrial ne fund te shekullit te 19, gjithshka ka ndryshuar ne perpunimin e drithrave. Bluarja heq levoren dhe embrionin, keshtu drithi behet shume me i perpunueshem, bluhet me lehte ne goje dhe tretet me shpejt. Por, drithrat kaq te perpunuar ofrojne shume me pak lende ushqyese. Rafinimi e ben miellin e grurit me elastik, te fryhet me kollaj dhe te preferohet me teper nga furrat dhe pasticerite, por procesi ka larguar me shume se gjysmen e vitaminave B, pothuaj 90% te vitamins E dhe te gjithe fibrat. Ky eshte ndryshimi thelbesor midis drithrave te perpunuar dhe atyre te plote, nje ndryshim qe i ben ato te kene teresisht ndikim te ndryshem ne shendetin tone.

Ka nje numer te madh stumidesh qe tregojne se duke zgjedhur drithra te plote dhe burime te tjera te paperpunuar te karbohidrateve, si dhe duke ndalur konsumin e drithrave te rafinuar, ndihmon shendetin ne shume menyra.

Drithrat e plote dhe semundshmeria

Cilesia e sheqernave qe marrim eshte po aq e rendesishme sa sasia e tyre.Studimet me te shumta tregojne nje lidhje te drejteperdrejte midis konsumit te drithrave te plote dhe shendetit.

Nje studim ne Iowa te Shteteve te Bashkuara tregon se femrat qe konsumonin perdite drithra te plote kishin me pak raste te vdekjeve nga arsye jo –kardiovaskulare dhe jo-kanceri, si dhe 30% me pak shance te vdekjes nga semundje te lidhura me inflamacionin.

Semundjet kardiovaskulare

Konsumi i drithrave te plote ne vend te atyre te perpunuar, ul kolesterolin total, kolesterolin e keq, tregliceridet dhe nivelet e insulines.

  • Grate qe konsumonin 2-3 racione drithra te plote ne dite kishin 30% me pak shance te pesonin atak kardiak apo te vdisnin nga semundje te zemres, ne 10 vitet ne vazhdim, krahasuar me grate qe konsumonin me pak se 1 racion drithra te plote ne dite.

Diabeti i Tipit 2

Personat qe konsumojne cdo dite 2-3 racione drithra te plote, ulin rrezikun e shfaqies se diabetit me 30%, krahasuar me ata qe rralle i konsumojne ato.
Nje nder studimet me te fundit ka konstatuar se personat qe konsumonin oriz te bardhe 5 here ne jave rrezikonin 17% here me shume nga diabeti krahasuar me ato qe konsumonin 1 here ne muaj oriz te bardhe. Per me teper, ata qe konsumonin oriz te plote 2-3 racione ne jave, kishin 11% me pak rrezik te shfaqnin diabet, krahasuar me ata qe rralle e konsumonin orizin e plote.

Me pak fjale, shkenca tregon se kalimi nga drithra te perpunuar ne ato te plotat, mund te ule rrezikun e diabetit te tipit 2 me 36%.

Kanceri

Per sa i perket ndikimit te drithrave te plote te semundjet tumorale, konkluzionet jane paksa te perziera, me disa studime te tregojne efekte positive dhe dis ate tjera te mos tregojne asnje ndikim.

  • Nje studim i madh me nje afat kohor 5-vjecar ka treguar se konsumi i drithrave te plote ofron mbrojtje te lehte ndaj kancerit te zorres se trashe.

Shendeti i Aparatit tretes

Fibrat qe gjenden te drithrat e plote parandalojne kapsllekun, nje nder problemet me te perhapura te diteve te sotme.

Si te zgjedhim drithrat e plote?

Krijoni larmi ne gatimet tuaja duke zgjedhur jo vetem orizin dhe makaronat, por edhe tersheren, elbin, kuinoan, grurin e plote, misrin,  orizin kaf ne gatime te ndryshme gjate javes.

Zevendesoni:

  • Buken e bardhe me te zeze
  • Orizin e bardhe me ate kaf ose te eger
  • Makaronat e zakonshme me ato integrale
  • Miellin e bardhe me te zi

Sa eshte 1 racion drithra te plote?

  • 1 racion = ½ kupe ose 60gr oriz, kuinoa, makarona, misra, elb, tershere (te gatuara)
  • 1 fete buke e zeze = 30gr

Kujdes!

Mielli integral qe perftohet nga mielli i bardhe qe bashkohet me krundet nuk eshte ai qe ruan lendet ushqyese. Per kete arsye eshte mire te blini miell te bluar me mulli guri dhe sa here t'ju krijohet mundesia, buken ta beni vete ne shtepi.
Gjithashtu, drithrat e gatshem te mengjesit nuk jane gjithmone nje zgjedhje e shendetshme. Shpesh here ato permbajne sheqet te shtuar dhe perpunimi gjithsesi eshte industrial. Eshte mire que drithrat e mengjesit ti pergatisni vete ne shtepi, pasi ne kete menyre dini se cfare vendosni ne pjate.

*Drithra te plote te disa llojeve te ndryshme gjenden ne rrjetet e supermarketeve Spar, ne raftet e produkteve organike.