Si te ndertoni nje sallate te shendetshme
Ndiqni 6 rregullat baze si me poshte
Publikuar më 5 Prill 2016, në Këshilla
Elementet qe ndertojne nje sallate te kompletuar
Baza
- Zgjidhni per baze gjethe jeshile si: sallata jeshile, rukola, spinaqi, lakra jeshile, pazite
Shto nje ngjyre jeshile me shume
- Per te shtuar gamen e fitokimikateve mbrojtese eshte mire te zgjedhim nje nga perimet si: brokoli, filiza, avokado, kastravec.
Shto nje ngjyre tjeter
- Pervec jeshiles, zgjidhni nje nga ngjyrat e kuqe ose portokalli ose te bardhe sepse secila prej tyre ka antioksidante qe lidhen pikerisht me ngjyren si: karrota, speca, domate, qepe, laker te kuqe.
Shto kercitje
- Per ta bere me interesante ne konsum shtoni: rrepa ose arra ose fara ose drithra te zier
Shto dicka ekstra per shendetin
- Sallata eshte nje mundesi e shkelqyer per te marre edhe ushqime superushqyese si: erzat, farat e linit, rrushi ithate, fasulet
Plotesoje me proteina
- Nese doni qe me nje sallate t'i keni ofruar organizmit tuaj nje vakt te kompletuar dhe te shpejte shtoni proteina te shendetshme si: karkaleca, veze te zier, gjoks pule, peshk ton ose qiqra.
Lidheni me salcen e pershtatshme
Baza e salcave te sallatave jane vaji i ullirit ekstra i virgjer, lengu i limonit, hudhra, kripa dhe piperi. Kjo eshte nje alternative e thjeshte dhe e shpejte. por salcat ju japin mundesine te eksploroni pa fund dhe te zbuloni shije unike. Kjo eshte nje salce e thjeshte dhe shume e shijshme:
Salce portokalli
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri ekstra te virgjer
- 1 filxhan leng portokalli
- 1 luge te madhe salce soje
- 3 luge te medha mustarde
- 2 luge te medha kos shtepie
- 1 fete domate te thare
- pak timo (thimari)
- pak piper
I perzieni te gjithe perberesit ne blender dhe gjithshka eshte gati per te shijuar pjaten me te shendetshme. Mos e neglizhoni, nje sallate me kete strukture, mund te ndryshoje krejtesisht statusin tuaj ushqimor nese konsumohet cdo dite, aq me shume dy here ne dite.