+355 4 224 8981

Obezet e shendetshem dhe qelizat e tyre dhjamore

Ka disa persona qe edhe pse teper mbi peshe, nuk vuajne nga semundje metabolike

Publikuar më 24 Mars 2016, në Dieta

Obezet e shendetshem dhe qelizat e tyre dhjamore

3_1

Keta lloj individesh jane nje mister per studjuesit: persona qe jane teper mbi peshe dhe nuk pesojne asnje nga crregullimet e njohura metabolike. Pavaresisht obezitetit te tyre, ata kane nivele normale te kolesterolit, tension arterial brenda parametrave te shendetshem dhe asnje shenje diabeti.
Keta persona quhen obez te shendetshem metabolikisht dhe sipas statistikave ata perbejne 1/3 e personave obez. Deri tani eshte ditur shume pak rreth tyre, por studime te reja kane hedhur drite mbi kete enigme.

Perse jo te gjithe te shendoshet semuren nga mbipesha?

Nje studim shkencor i publikuar ne revisten “Diabetologia” ka gjetur se obezet e semure krahasuar me at ate shendetshem metabolikisht kane funksion te veshtiresuar te mitokondrive - foleve ku grumbullohet energjia qe vjen nga ushqimi, si dhe aftesi te reduktuar per te gjeneruar qeliza te reja dhjamore.
Ne ndryshim nga indi dhjamor i personave obez te shendetshem, i cili prodhon qeliza te reja per te depozituar dhjamin e tepert, qelizat dhjamore te personave obez te semure thjeshte fryhen deri sa “plasin”, duke tendosur maksimalisht makinerine e qelizes dhe duke e shtyre ate drejt vdekjes.
Kjo shoqerohet me inflamacion dhe con drejt zhvendosjes anormale te dhjamit duke e endur ate atje ku nuk perket si ne melci, zemer dhe muskujt skeletik. Nje melci e dhjamosur koincidon me anomali metabolike dhe studimet tregojne se mund te jete nje nga arsyet e shfaqjes se diabetit si pasoje e rezistences ndaj insulines.

Ne obezet e shendetshem, dhjami eshte i predispozuar te qendroje me shume nen lekure, ku dhe eshte i pademshem. Keta persona nuk e akumulojne dhjamin ne melci apo gjetke dhe ne kete menyre jane me te mbrojtur. Me sa duket ka ndryshim ne menyren se si persona te ndryshem reagojne ndaj shtimit ne peshe.

Te rinjte jane me te mbrojtur, por jo pergjithmone

Eshte e qarte se obeziteti lidhet me semundje si Diabeti 2, semundje kardiovaskulare dhe hipertension. Por, fakti qe ka persona obez te cilet i kane parametrat metabolik te shendetshem, do te thote se paska nje menyre te pademshme per te mbajtur dhjame te tepert ne trup, por nuk dihet se deri ne cfare pike.
Obeziteti metabolikisht i shendetshem gjendet me shume te moshat e reja. Por me siguri kjo eshte nje faze kalimtare dhe nese mbidhjamosja qendron gjate, ne nje moment do te shfaqen crregullimet metabolike, nese jo te te gjithe, patjeter ne disa individe.

Cfare tregojne binjaket?

Disa investigime te metejshme ne cifte binjakesh kane treguar se binjaket obez me parametra metabolik te renduar kane ndryshim ne numrin e qelizave dhjamore nen lekure krahasuar me binjakun e shendetshem dhe jo mbi peshe. Per me teper, indi dhjamor i personave me obezitet te semure ka predispozite te shfaqe inflamacion dhe ky i fundit te shkaktoje crregullime ne funksionin e mitokondrive. Ne fakt, akoma nuk dihet me saktesi se cili ndikon i pari, dhjami inflamacionin apo inflamacioni dhjamin, por nje gje eshte evidentuar, ne indin dhjamor te ketyre personave ka prani te qelizave imunitare me te dukshme. Kjo tregon se eshte me i predispozuar per tu inflamuar dhe zmadhimi i qelizave dhjamore e nxit akoma me shume inflamacionin duke perkeqesuar gjithnje e me shume situaten.

Mbidhjamosja e fshehte

Nga ana tjeter, verejme persona te cilet jane te holle por serish vuajne nga diabeti. Keta persona kane shume pak dhjame nen lekure dhe kryesisht e vendosin ate ne melci dhe ne brendesi te muskulit te barkut duke prodhuar inflamacion dhe duke shkaktuar rezistence ndaj insulines. 

Stili i jeteses luan rol kyc

Me pak fjale, duhet te kuptojme se nje pakice e personave te mbidhjamosur jane te mbrojtur nga komplikacionet serioze te mbipeshes. Pjesa tjeter, eshte e predispozuar te semuret nga mbidhjamosja. Per ta parandaluar kete duhet te marrim parasysh mire faktoret e tjere qe nxisin inflamacioni sic jane konsumi i sheqerit te thjeshte dhe miellit te bardhe qe rrisin sheqerin ne gjak me shpejtesi, konsumi i alkolit dhe moslevizja, sidomos te qendruarit shume ore ulur gjate dites.

Personat obez qe nuk shfaqin semundjet e njohura te mbipeshes mund te sherbejne ne qartesimin me te hollesishem te asaj qe shkon keq me dhjamin e tepert per sa i perket shendetit. Le te shpresojme se ne te ardhmen do te kemi te dhena me te qarta mbi kete fenomen.

2_1

Ne dy fotot mund te dalloni ndryshimin ne madhesi te qelizave dhjamore midis indit dhjamor te nje personi me obezitet te shendetshem majtas dhe nje tjetri me mbipeshe te semure djathtas.